Telegrafi

Një peshkatar “dha alarmin” – një bombë e Luftës së Dytë Botërore është shpërthyer në brigjet e Danimarkës

Një bombë e kohës së Luftës së Dytë Botërore është shpërthyer në ujërat pranë Langeland, një ishull danez në jug të vendit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje kur një peshkatar njoftoi menjëherë autoritetet pasi arma prej 130 kg “iu kap në rrjetën e tij”.

Pas kësaj, ekspertët nga marina daneze e vendosën bombën përsëri në ujë dhe i lidhën një ngarkesë shpërthyese prej 10 kg, duke lejuar një shpërthim të kontrolluar.

Shpërthimi thuhet se ndodhi 15 metra nën sipërfaqe, sipas departamentit të mbrojtjes. /Telegrafi/