Site icon Telegrafi

Një ‘mashtrim’ që po shkakton reagime të shumta – kopshti zoologjik ngjyros qentë për t’u dukur si tigra

Një kopsht zoologjik në Kinë është nën vëzhgim pasi dyshohet se ngjyrosi qentë zi dhe portokalli për t’u dukur si tigra.

Por, sipas pamjeve të shpërndara në rrjete sociale, kafshët mezi i ngjanë tigrave dhe përdoruesit nuk janë mashtruar aq lehtë.

“A nuk është vetëm një qen?”, komentoi një person.

Kopshti zoologjik në Taizhou, më vonë rrëfeu se kafshët ishin lyer si “një mashtrim”, por siguroi se nuk kishte asnjë rrezik për shëndetin e tyre.

Vitin e kaluar, i njëjti kopsht zoologjik thuhet se ngjyroste qentë si panda.

Kur u pyetën pse, kopshti zoologjik tha: Nuk ka panda në kopshtin tonë dhe ne donim ta kishim një. /Telegrafi/

Exit mobile version