Kryeministri i vendit, Albin Kurti bashk me ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi kanë vizituar sot qytetin e Pejës.
Këtë e bëri të ditur Krasniqi përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ku ka shkruar se janë në qytetin e bukur të Pejës.
Krasniqi bashk me Kurtin vizituan artistin pejan, Sokol Beqiri.
“Vizitë e frymëzim te artisti ynë i madhë, Sokol Beqiri. Bashkë me kryeministrin, Albin Kurti, në Pejën tonë të bukur”, ka shkruar Krasniqi.
Ndryshe, një ditë më parë në komunat veriore të Kosovës qytetarët e komunitetit serbë kishin dal për të penguar kryetarët e rinj të komunave për të ushtruar funksionin e tyre në objektet komunale.
Ndërkohë, ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi të premten kishte takuar tre kryetarët e rinj, kryetarin e Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi dhe kryetarin e Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ku kishte thënë se do të jenë në shërbim të qytetarëve për t’i përmbushur detyrat e tyre kushtetuese dhe ligjore. /Telegrafi/