LAJMI I FUNDIT:

Nisma Socialdemokrate pret formimin e Qeverisë Hoti brenda tri ditëve pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Nisma Socialdemokrate pret formimin e Qeverisë Hoti brenda tri ditëve pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese
Foto: Arkiv

Nisma Socialdemokrate pret që Gjykata Kushtetuese t’i hapë rrugë formimit të Qeverisë së re nga mandatari Avdullah Hoti.

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka thënë për Telegrafin se presin që pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, brenda dy apo tri ditëve të formohen institucionet e Kosovës.

“Ne nga Kushtetuesja nuk presim asgjë tjetër përveç asaj që është e shkruar në Kushtetutë. Presim që sa më shpejtë të del vendimi, sot apo nesër kjo çështje duhet të përfundojë dhe besoj që pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese brenda dy tri ditëve duhet të formohen institucionet e Republikës së Kosovës, pra të formohet Qeveria”, ka thënë ai për Telegrafin.


Haxhi Shala, shef i Grupit Parlamentar i Nismës Socialdemokrate

Shala tha se beson që mandatari Avdullah Hoti i ka të siguruar votat për formimin e Qeverisë.

“Besoj që zotëri Hoti ka punuar me partnerët e Qeverisë edhe ai e dinë më së miri, pra nuk besoj se ai mund ta merr mandatin pa i pasur numrat, sepse nuk është mirë të bëhet lojë me qytetarët”, deklaroi ai.

Ndryshe, sipas marrëveshjes për bashkëqeverisje që kanë arritur Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, kjo e fundit do të merr postin e zëvendëskryeministrit në të cilën është propozuar Fatmir Limaj, dhe po ashtu Nisma pritet të udhëheq Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori