Site icon Telegrafi

Nisin së shpejti punimet për Arenën Kombëtare

Arena Kombëtare do të hedhë gurin e parë të themelit brenda këtij muaji.

Ka qenë vetë Presidenti i Federatës Shqiptare të futbollit Armando Duka, i cili gjatë përurimit të fushës sportive në shkollën e mesme “Harry Fulltz” ka deklaruar se më datë 21 prill do të bëhet prezantimi i projektit, e më pas do të nisin menjëherë punimet për ndërtimin e impiantit më modern në vendin tonë.

Numri 1 i qeverisë shqiptare të futbollit nuk mund të anashkalonte edhe çështjen De Biasi dhe spekulimet rreth kontakteve mes drejtuesve të federatës italiane dhe teknikut kuqezi, spekulime që sipas Dukës janë hedhur poshtë nga vetë trajneri italo-shqiptar.

Në mbyllje Presidenti i insitucionit drejtues të këtij sporti në Shqipëri komentoi edhe garën për titull në Kategorinë Superiore.

Arena Kombëtare është projekti më madhor i ndërmarrë nga qeveria shqiptare dhe federate e futbollit, dhe pritet që stadiumi të jetë i standardeve më të larta.

Exit mobile version