Që prej orëve te para të mëngjesit të kësaj të mërkure, Policia e Tiranës ka rrethuar zonën pranë teatrit, pasi sot nisën punimet për ndërtimin e teatrit të ri.
Për shkak të protestave të mëparshme nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e cila e kundështon këtë projekt, duket se policia ka marrë masa për shmangien e incidenteve, duke vendosur kordon policie rreth zonës.
Ndërkohë efektivët kanë ndërtuar edhe një perimetër sigurie dhe masat e rrepta janë marrë pasi anëtarë të Aleancës për mbrojtjen e Teatrit kanë qenë të pranishëm mbrëmë në rrethim.
Para nisjes së punimeve, policia ka kryer inspektimin e zonës edhe me ndihmën e një qeni, për të garantuar se terreni është i sigurt. /Telegrafi/