LAJMI I FUNDIT:

Nishani: Votat u blenë dhe kjo shitblerje e ndryshoi rezultatin e zgjedhjeve!

Nishani: Votat u blenë dhe kjo shitblerje e ndryshoi rezultatin e zgjedhjeve!

Presidenti në detyrë i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka hedhur akuza të forta ndaj procesit zgjedhor që Shqipëria mbajti më 25 qershor, duke thënë se pati shitblerje të votës.

Nishani thotë se ka informacione, që i kanë mbërritur në rrugë zyrtare, se në të gjithë Shqipërinë, një e deri në 24 orë para zgjedhjeve, janë ofruar lekë për të blerë votat

“Informacionet e mia zyrtare, serioze, tregojnë që është përdorur resurs i madh financiar për të blerë votat. Në të gjithë territorin shqiptar”, shprehet Presidenti në një intervistë për RTSH.


Kjo sipas tij, ka ndikuar edhe në rezultatin final të zgjedhjeve, ku PS u shpall fituese me 74 mandate.

“Për sa kohë është kaq e përhapur si dukuri, ndikon në mandatet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Për sa kohë ndikon në mandate, mandatet përbëjnë rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve. Dhe, nëse ka një dukuri që ka ndikuar shumë është shitblerja e votës. Të shpenzosh para kaq shumë për të blerë vota, do të thotë që këto para nuk janë para të ndershme”, shprehet Nishani, duke shtuar se Presidenca nuk mund të ndërhyjë në këto parregullsi sepse këtë nuk e lejon korniza kushtetuese dhe ligjore. /RTSH/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori