Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë kundër tetë personave, S.F., R.L., D.H., A.K., B.I., R.I., S.H., F.I., për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 300, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 374 , “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare” nga neni 433.
Në njoftimin për media thuhet se sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të pandehurit, S.F, A.K, dhe D.H., që nga muaji shkurt 2015 e deri më 01 dhjetor 2016, kanë vepruar në bashkëkryerje me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe të tjerët kanë organizuar ose marrë pjesë në organizimin e lojërave të fatit të përcaktuara me ligj në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për lojërat e fatit.
“Me këto veprime të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm“ nga neni 300 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Po ashtu, edhe të pandehurit R.L., A.K., D.H., dhe B.I., që nga fillimi i vitit 2016 e deri më 01 dhjetor 2016, në vende të ndryshme në Kosovë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër në bashkëkryerje pas marrëveshjes paraprake kanë organizuar lojëra te fatit të cilat janë te ndaluara me Ligjin për lojëra të fatit. Me këtë të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm“ nga neni 300 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 lidhur me nenin 31 te KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se i pandehuri R.L., më 01 dhjetor 2016, në shtëpinë e të pandehurit në Gjilan, gjatë kontrollit nga ana e policisë me Urdhër të gjykatës, janë gjetur një revole e markës “Herma Ëerk” model EP552, me nr.serik 008980 kalibrit 22, një armë gjuetie e markës ”Winchester” nr. serik L2030568 dhe mese 435 copë fishek të armës së gjuetisë dhe të revolës e të cilat i pandehuri i ka pasur në pronësi dhe posedim në shkelje të ligjit për armët e tilla.
“Me këtë ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. Po ashtu, të pandehurit R.I., S.H., që nga fundi i vitit 2015 e deri më 01 dhjetor 2016, në Prishtinë dhe në vende tjera në Kosovë, në cilësi të personave zyrtar me qëllim të përfitimit material pa autorizim ju kanë vënë në dispozicion personave të tjerë, të pandehurve D.H., dhe menaxherëve të tjerë të kompanive të lojërave të fatit, informatat që janë fshehtësi zyrtare, në atë mënyrë që përmes telefonit të pandehurit i kanë njoftuar personat e paautorizuar – menaxherët e kompanive të lojërave të fatit për aksionet e ATK-së, kur dhe ku ata do të dalin në aksion vetëm apo me policinë dhe Doganën e Kosovës, e duke u dhënë edhe udhëzime që ti mbyllin lokalet që këta persona do të mund të ju iknin ndëshkimeve apo masave të tjera ligjore për punën e kundërligjshme të tyre. Me këtë i pandehuri ka kryer veprën penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare” nga neni 433 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thekson njoftimi.
Sipas komunikatës, i pandehuri F.I, që nga fillimi i vitit 2016 në Prishtinë, me qëllim të përfitimit material me dashje i ka ndihmuar të pandehurit R.I, në kryerje të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare” në atë mënyrë që i pandehuri R.I, deri sa ka qenë në orar të punës ja ka përcjellë të pandehurit F.I, informatat zyrtare dhe atë se kur dhe ku do të kryhen kontrolle nga Inspektorët e ATK-së, në bizneset e lojërave të fatit, atëherë i pandehuri duke e përdorur numrin e telefonit i ka njoftuar menaxherët e bizneseve të lojërave të fatit për vendin e kontrolleve duke përdorur gjatë njoftimit fjalorin – zhargonin “jam në qytetin e Gjakovës, jam në Gjilan, Viti etj, a ke kohë për kafe”, duke ju dhënë në këtë mënyrë informata se në cilin qytet janë duke dal kontrolla e ATK-së për inspektim të lokaleve, e duke ju mundësuar kompanive të lojërave të fatit- menaxherëve të kompanive të lojërave të fatit që ti ikin kontrolleve kur ka qenë mundësia që ata të ndëshkohen për veprimtarinë e kundërligjshme të tyre. Me këtë i pandehuri ka kryer veprën penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare” nga neni 433 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, në ndihmë, e lidhur me nenin 33 të KPRK-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Taravari: Për një vit qeverisje, do të ketë rritje prej 15 për qind të pagave për punëtorët shëndetësor

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë