Ngjarje e pazakontë, një grua rrah një kalimtare të rastit në Prishtinë dhe sulmon një tjetër

Një grua ka sulmuar fizikisht një grua tjetër në Prishtinë e cila thuhet se ishte kalimtare e rastit, në rrugën ‘Tringë Ismajli’, në Prishtinë.
Sipas raportimit të mediave vendore ngjarja ka ndodhur sot para pak minutash në kryeqytet.
Ndërkaq, Policia ka arritur në vendngjarje ku edhe ka arrestuar të dyshuarën.
Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës dhe do të ju mbajë të informuar.
Për shkak të ruajtjes së privatësisë dhe deri në konfirmim të Policisë së Kosovës, Telegrafi nuk i ka publikuar pamjet e kësaj ngjarje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/04/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































