Një person është gjetur i vdekur dhe i varrosur më datën 4 gusht në fshatin Baicë të Lipjanit. Lidhur me rastin janë intervistuar katër dëshmitarë.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, tha për Telegrafin se kanë nisur hetimet mbi rastin.


“Lidhur me rastin e raportuar të personit të zhdukur në Komunën e Lipjanit se më datë 04.08.2025, është gjetur një trup i pajetë, aktualisht janë duke ndërmarrë veprime hetimore intensive nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit”, tha ajo.

E kallxo.com ka publikuar sot video të vendit ku është gjetur trupi i Enver Bajraktarit.

Trupi i tij është gjetur në një arë të mbjellë me misër, mbi 1 kilometër larg shtëpisë së tij.