Sipas një studimi të bërë nga Instituti për Hulumtime Politike, ka rezultuar se numri më i madh i qytetarëve besojnë se Maqedonia e Veriut po shkon prapa në zbatimin e reformave për arritjen e standardeve evropiane, në të njëjtën kohë duke shprehur vetëdijen se fillimi i negociatave me Bashkimin Evropian nuk do të zgjidhë problemet tona të brendshme.
Sipas këtij hulumtimi, 42 për qind e qytetarëve mendojnë se vitet e fundit ka pasur një regres sa i përket reformave të nevojshme për arritjen e standardeve evropiane, 15 për qind e të anketuarve shohin progres dhe 31 për qind janë të mendimit se nuk ka pasur asnjë ndryshim.
Duke parë grupet etnike, 54 për qind e maqedonasve besojnë se ka një regres, ndërsa vetëm tetë për qind kanë parë progres dhe 30 për qind e maqedonasve të anketuar nuk shohin ndonjë ndryshim. Në mesin e shqiptarëve etnikë, shumica ose 39 për qind kanë parë progres në reformat për arritjen e standardeve evropiane, ndërsa 38 për qind nuk shohin ndonjë progres. Ndërsa vetëm nëntë për qind e shqiptarëve besojnë se vendi po regres në zbatimin e reformave të nevojshme. Ndërkohë nga ana tjetër, sipas grupmoshave, mosbesimin më të madhe e shënuan qytetarët nga mosha 40 deri në 49 vjeç, ndërsa më së paku të rinj të moshës 18 deri në 29 vjeç.
Opinionisti Abedin Ismaili, për gazetën Koha ka deklaruar se shifrat e larta që shqiptarët shohin progres viteve të fundit është si rezultat i shtypjes së vazhdueshme, prandaj disa ndryshime elementare të cilat janë bërë kohëve të fundit kanë reflektuar si ndryshime melagomane. “Por nëse marrim dhe analizojmë ato ndryshime i shohim se kanë qenë reforma sipërfaqësore dhe nuk duhet të jenë element për ngritje të optimist te qytetarët dhe krekosje institucionale. Sepse ato ndryshime kanë qenë obligative dhe nevojë e domosdoshme. Ndërsa reformat në shëndetësi, arsim dhe drejtësi kanë mbetur çështje imagjinatave pasi janë të paprekshme”, deklaroi Ismaili. Ai në fund ka nënvizuar se kjo pasqyrë reflekton edhe në besimin e ulët të qytetarëve në gjyqësi i cili është në rënie të lirë, shëndetësia ku gjithmonë e më shumë është me shërbime jo cilësore dhe kemi ikje të mjekëve, si dhe maturantët të cilët çdo vit e më shumë kërkojnë me çdo kusht të studiojnë jashtë vendit.
Nga ana tjetër, për shumicën e qytetarëve, fillimi i negociatave me BE-në nuk duhet të jetë pengesë për zbatimin e reformave. Nga të anketuarit, 54 për qind mendojnë se reformat mund të zbatohen pavarësisht nëse vendi ka nisur negociatat me Brukselin zyrtar, ndërsa 19 për qind e qytetarëve janë të mendimit se fillimisht duhet të fillojmë negociatat që të realizohen reformat e nevojshme. Shumica e qytetarëve mendojnë se fillimi i negociatave nuk do të zgjidhë problemet që ka vendi në shëndetësi, arsim, drejtësi dhe fusha të tjera. Këtë qëndrim e ndajnë 53 për qind e të anketuarve, ndërsa 33 për qind janë të mendimit se këto probleme do të zgjidhen me fillimin e negociatave. Maqedonasit dhe shqiptarët etnikë kanë pikëpamje krejtësisht të ndryshme për këtë çështje. Përderisa 60 për qind e maqedonasve besojnë se fillimi i negociatave me BE-në nuk do t’i zgjidhë problemet tona, madje 51 për qind e shqiptarëve etnikë janë të bindur për të kundërtën.
Sipas grupmoshave, nuk ka dallime të mëdha në qëndrime, edhe pse me rritjen e moshës së të anketuarve, rritet edhe bindja e tyre se fillimi i negociatave në BE nuk do t’i zgjidhë problemet që ka Maqedonia në arsim, gjyqësor, shëndetësi etj, tregojnë rezultatet. Anketa e IHP në Shkup është realizuar përmes telefonit në periudhën prej 2 deri më 6 maj të këtij viti në mostër përfaqësuese prej 1112 të anketuarve./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar