Site icon Telegrafi

Nga Vushtrria te Prishtina, Llapi e Malisheva – klubet dhe spektri sportiv reagojnë për vdekjen e futbollistit Erjon Morina

Vdekja e Erjon Morinës ka tronditur gjithë opinionin sportivë në Kosovë.

Ish-futbollisti i shumë klubeve ka ndërruar jetë në moshën 22-vjeçare pasi prej javësh po luftonte me një sëmundje.

Morina kishte pësuar atak kardiak në stërvitje, derisa prej gjashtë javësh ishte duke luftuar me vdekjen.

Tanimë ish-futbollisti i ndjerë e ka nisur karrierën te FC Prishtina, derisa ka luajtur edhe për skuadra të tjera në Kosovë si Besa Pejë, Drenica, 2 Korriku, Llapi, Malisheva, Ulpiana dhe së fundmi ishte pjesë e Vushtrrisë.

Të gjitha ish-klubet e tij duke filluar nga Prishtina te Besa, Drenica, 2 Korriku, Llapi, Malisheva, Ulpiana e Vushtrria kanë publikuar telegrame ngushëllimi.

Telegram ngushëllimi ka dërguar te familja dhe klubi i Vushtrrisë edhe Federata e Futbollit të Kosovës, por edhe Komiteti Olimpik i Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version