Site icon Telegrafi

Nga një magjik i futbollit, në një të rebeluar – Ozil tani e mendon debutimin në eSports

Mesut Ozil është i vendosur për një karrierë të re sapo të pensionohet nga futbolli – duke u bërë lojtar në video lojëra.

Ish-yllit të Arsenalit i është thënë se nuk do të luajë më për Fenerbahçen nga trajneri i ri Jorge Jesus.

Mesfushori 33-vjeçar dëshiron të jetë një lojtar profesionist në video lojëra, pasi të tërhiqet nga futbolli.

Lexo po ashtu Fenerbahce e përjashtoi nga skuadra, Mesut Ozil vjen me një mesazh për klubin

Ozil u përjashtua nga trajneri i përkohshëm Ismail Kartal, i cili vuri në dyshim aftësitë e tij.

Dhe tani trajneri portugez Jesus ka zbuluar se koha e lojtarit me gjigantët turq ka mbaruar pavarësisht se ai erdhi nga Arsenali vetëm 18 muaj më parë pasi u përjashtua nga Emirates.

Megjithatë, ndërkohë që fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë kërkon një klub të ri, ai tashmë ka plane kur të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

Agjenti i Ozil, Erkut Sogut tha për The Telegraph: “Ai do të shkojë më shumë në eSports, do të luajë vetë dhe ndoshta do të bëhet një lojtar i eSports”.

“Ai është vërtet i mirë, për të qenë i sinqertë, në Fortnite dhe mendoj se një ditë nuk do të habitesha nëse ai do të konkurronte”.

“Ai zotëron një ekip – M10 Esports – dhe ka lojtarë. Ka një shtëpi lojërash në Gjermani. Ka futboll, si FIFA dhe po ashtu edhe video lojën Fortnite”, ka shtuar më tej agjenti i tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga eSports

Ozil ka luajtur 37 herë për Fenerbahcen që kur nënshkroi nga Arsenali në vitin 2021.

Megjithatë, ai nuk është paraqitur që nga 20 marsi pasi u përjashtua nga skuadra.

Supozohej të ishte një fillim i ri për Ozilin, pasi karriera e tij në Londrën e Veriut mori një fund të keq nën drejtimin e Mikel Artetas. /Telegrafi/

Exit mobile version