Site icon Telegrafi

Nga karriera si futbollist, kaloi në gjyqtar dhe video virale me Xhakën, Rashicën dhe Sahitin – Genc Nuza, mysafir në “Arena e Yjeve”

Gjyqtari Genc Nuza është mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit.

Nuza ka rrëfyer shumë histori interesante dhe të padëgjuara më parë.

Fillimisht, të gjithë e njohin si gjyqtarë, por Genc Nuza karrierën e nisi si futbollist dhe kishte bashkëlojtarë disa yje.

Ai nuk e kishte kaluar fillimisht testin për gjyqtarë, por një faull i akorduar ia ndryshoi jetën.

A e kanë sulmuar gjatë karrierës së tij, gjyqtari kosovar ka zbuluar prapaskenat në “Arena e Yjeve”.

Ndeshja e dytë në Superligë që e ngriti Genc Nuzën, në vitin e parë u shpall edhe gjyqtari më i mirë.

Gjesti në fushë me Granit Xhakën, Milot Rashicën e Muharrem Sahitin që u bë viral – videon e tij bëri xhiron e botës.

Cili ishte plani i Fadil Vokrrit që donte ta niste Genc Nuzen drejt Spanjës pa vizë dhe cila është ndeshja më e vështirë për t’u gjykuar në futbollin kosovar?

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë PatosDent FixLaskoPro Transport,  Muqa Solar dhe KGM Kosova/Telegrafi/

Exit mobile version