Nga e keqja në më të keqen: Fakte për infeksionin e traktit urinar dhe infeksionin e veshkave

Secili prej nesh kemi ndonjë shok apo shoqe që merr infeksion të urinës shumë shpesh, dhe ata vazhdimisht thonë s’është problem i madh. Vetëm vizitojnë një doktor, marrin disa antibiotikë dhe “sëmundja” e tyre largohet (deri në kohën kur përsëritet prapë). Unë kurrë nuk kam qenë njëra prej tyre që do merrja këto infeksione, dhe supozoja vazhdimisht që kurrë nuk do t’i kem… deri kur më ndodhi.
Rrëfim nga Anna Medaris Miller për revistën ‘The Muse’, përkthyer nga Arbrie Palushi
Në retrospektivë shenjat ishin të qarta. Më duhet të vrapoja në tualet çdo dy sekonda, dhe kur shkoja kisha dhembje të tmerrshme. Në fillim kam menduar që kisha problem me kapsllëk. Pastaj mendova që ishte reagim i keq ndaj ilaçeve që kam marr kur mendoja që kisha kapsllëk, transmeton Telegrafi.
Më vonë mendova se ishte grip. Gjithsesi, unë këto simptoma i injorova. Në plan kisha një udhëtim, kisha punë për të përfunduar, lista të pafundme për shoping dhe mendoja që kjo gjë kalon, apo jo? Po kaloi, drejtë e në veshkë, e cila prishi veshkën time për 10 ditë. Kisha ethe të tmerrshme, jo rahati konstante dhe ënjtje në shpinë dhe barkë. Kur e pash vetën time në këtë gjendje, vendosa të vizitojë një doktorë ku kuptova qe veshka ime ishte në gjendje mjaft të keqe.
Në atë pikë, për të shpëtuar organin me duhet të merresha shumë lëngje përmes infuzionit, një shumë të madhe të ilaçeve kundër dhembjeve dhe disa antibiotikë.
Por mbi të gjitha, mësova se gjitha ky lëmsh mund të ishte mënjanuar nëse me fillim do shkoja në spital, atëherë kur veç më ishin shfaqur simptomat. Mirëpo që ju mos gaboni si shumica e personave që preken me këtë infeksion, ja se çfarë duhet të dini, që të siguroheni që ky infeksion të mos ju prek deri në atë pikë ku ju nuk mund të ngriheni në këmbë.
Çka është infeksioni i traktit urinar?
Infeksioni urinar shkaktohet nga bakteret që gjenden në sistemin urinar, në fshikëzën tuaj, veshkën dhe tubat që i lidhin ato. Infeksioni është shumë i zakonshëm, lloji i dytë më i zakonshëm i infeksioneve në trup. Por, veçanërisht ky infeksion është më i përhapur tek gratë.
Cilat janë simptomat?
Simptoma e parë është dhembje kur kryeni nevojën e vogël. Nuk është domosdoshmërish dhembje e mprehtë ose djegie, por është një jo rehati e dukshme. Ju mund të ndjeni të nevojshme të shkoni shpesh në tualet, por kur shkoni e shihni që nuk ishte edhe aq e nevojshme, do ndjeni vetëm dhembje dhe djegie. Urina juaj mund të ketë një erë jo fort të këndshme, shpesh herë edhe me ca pika gjaku. Të gjitha këto shenja apo edhe të tjera të ngjashme tregojnë mjaft qartë që ju keni infeksion urinar.
Çka është infeksioni i veshkës
Ndërsa unë e zbulova përmes rrugës së vështirë, infeksioni i veshkës paraqitet kur ju nuk tregoni kujdes ndaj infeksionit urinar (ITU).
Bakteret përhapen në fshikëzën tuaj dhe pastaj vazhdojnë tek njëra apo tek të dyja veshkat, organe që ndihmojnë filtrimin e gjakut dhe urinës. Simptomat gjithashtu përfshijnë edhe ethe, dhembje te barkut ose shpinës, të dridhura apo djersitje gjatë natës, në përgjithësi ju do jeni në gjendje të tmerrshme. Pa trajtim një infeksion i tille mund të shkaktojë infeksion të përkohshëm të veshkës apo veshkave ose mund të shkaktojë edhe helmim të gjakut, që mund të jetë mjaftë kërcënues për jetë.
Çfarë duhet të bëjë nëse marr një infeksion të tillë?
Nëse vëreni ndonjë shenjë të këtij infeksioni, vizitoni një doktorë sa më shpejtë që të jetë e mundur. Ai/ajo do ju marr analizat e urinës dhe gjakut dhe do ju shkruaj një recetë për antibiotikë. Zakonisht, antibiotikët dhe infuzionet do ju bëjnë të ndjeheni më mirë shumë shpejt. Mbi të gjitha sa më herët që trajtohet aq edhe më shpejt do të shërohet. Askush nuk është imun ndaj këtij infeksioni, edhe pse disa gra mund ta marrin më shpesh e disa të tjera më rrallë. Unë kam mësuar nga ky infeksion që nuk mund të trajtohet me kohë, çaj, dhe duke u lutur. Kështu që tregohuni të kujdesshëm ndaj simptomave, kujdesuni për veten, dhe mbani mend: nëse nuk kujdeseni tani, atëherë do e paguani më vonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania