Site icon Telegrafi

Neymar nuk ia del të kthehet te Brazili, ende ka lëndim që do ta mbajë jashtë edhe për një kohë

Brazili humbet Neymarin për dy sfidat e radhës për eliminatoret e Botërorit Katar 2022, ndaj Perusë dhe Venezuelës.

Trajneri Tite e kishte ftuar Neymarin edhe pse klubi kishte njoftuar lëndimin që kishte.

Sulmuesi i PSG-së pësoi një dëmtim në ndeshjen e Ligës së Kampionëve më 28 tetor kundër Basaksehir në Turqi.

28-vjeçari tentoi deri në fund rikuperimin për dy ndeshjet e kombëtares, por kontrollet e kryera në një klinikë në Sao Paulo dhanë sot përgjigje negative.

Edhe pse Thomas Tuchel, trajneri i PSG-së, theksoi se Neymar do të mungojë deri në fund të dhjetorit, lojtari udhëtoi për në vendlindje.

Tite e grumbulloi me Brazilin me shpresën që lojtari mund të zbriste në fushë, por për ta parë sërish sulmuesin me fanellën e Brazilit duhet të presim vitin 2021, pasi për 2020, Neymar e ka mbyllur. /Telegrafi/

Exit mobile version