Neymar këtë sezon po shkëlqen, në Spanjë po pyesin se a është më i mirë në botë momentalisht?

Neymar u transferua nga Barcelona te Paris Saint-Germain, me synimin që të bëhet lojtari më i mirë në botë, por rruga e tij nuk doli si ishte menduar.
Sidoqoftë, duket sikur momenti i tij më në fund ka ardhur në moshën 28 vjeç, me Cristiano Ronaldo që tashmë është 35 vjeç dhe Lionel Messi që është duke luftuar për të gjetur formën te Barcelona.
“Unë jam në formën time më të mirë që kur erdha në Paris”, kishte thënë Neymar në gusht kur ai udhëhoqi PSG-në drejt finales së Ligës së Kampionëve për herë të parë në historinë e tyre.
Në rrugën drejt finales, ai shënoi dy gola kundër Borussia Dortmund në raundin e 16, dha një asist në fitoren e tyre 2-1 ndaj Atalanta në çerekfinale dhe një tjetër në gjysmëfinale ndaj RB Leipzig.
Këtë sezon, ai ka shënuar një herë kundër RB Leipzig, dy herë në ndeshjen me Manchester United në “Old Trafford” dhe shënoi një het-trik kundër Istanbul Basaksehir në Paris për të ndihmuar skuadrën franceze që ta marr vendin e parë në Grupit H.
Për herë të parë në karrierën e tij, Neymar ka shënuar dy ose më shumë gola në dy ndeshje radhazi, pikërisht kur ekipi i tij kishte më shumë nevojë për të, shkuan Marca.
Kundër klubit turk, ai mori pjesë në të pesë golat e PSG-së.
Neymar mori pjesë në dyluftime më shumë se çdo lojtar tjetër në lojë (22), ku i fitoi (14).
Përveç kësaj, ai ishte lojtari që u falua më shumë herë (gjashtë), ai që prodhoi më shumë goditje në total (tetë) dhe në portë (gjashtë), ndërsa tentoi (13) driblime dhe pati sukses më së shumti (pesë).
Neymar tashmë kishte shënuar një het-trik si lojtar i Barcelonës në vitin 2013 kundër Celtic dhe një tjetër kundër Cervena Zvedas në vitin 2018.
Në fakt, vetëm Cristiano Ronaldo dhe Messi kanë arritur më shumë het-trik në formatin aktual të Ligës së Kampionëve, nga tetë secili.
Me tre golat e tij të mërkurën, ylli i Brazilit kaloi Sergio Agueron dhe Rivaldon dhe tani është i 16-ti në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve.
Neymar ka shënuar 41 gola dhe ka regjistruar 24 asistime në 65 ndeshje në Evropë.
Pavarësisht se nuk është sulmues, vetëm tre lojtarë kanë shënuar më shumë se pesë golat e tij këtë sezon me Marcus Rashford, Erling Haaland dhe Alvaro Morata, nga gjashtë.
Me PSG , ai tashmë ka shënuar 78 gola dhe ka shpërndarë 40 asistime në vetëm 96 ndeshje, dhe është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit në Ligën e Kampionëve me 20 gola, pas Edinson Cavani (30). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

Dy gjigantë evropianë kanë refuzuar Joshua Kimmichin

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Barcelona i ka vendosur Neymarit një sfidë nëse dëshiron të rikthehet në klub

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës