Avioni ukrainas, i cili u rrëzua jo shumë larg Teheranit, u godit nga një raketë Tor-M1 e prodhuar nga Rusia, raporton Newsweek, duke përmendur zyrtarë të paemërtuar të Pentagonit, si dhe shërbime të inteligjencës amerikane dhe irakiane.
Zyrtarët e inteligjencës së Pentagonit dhe SHBA, thanë për Newsweek se avioni ishte goditur aksidentalisht.
Njësitë antiajrore iraniane ka të ngjarë të jenë aktive pas një sulmi raketor në bazat amerikane në Irak, që pasoi si përgjigje ndaj vrasjes amerikane të gjeneralit iranian Qasem Soleimani, thanë burimet.
Newsweek raporton se Komanda Qendrore e SHBA nuk dëshiron të komentojë këto pretendime.
Më herët sot, një zyrtar ukrainas i sigurimit parashtroi katër teori të mëdha për shkakun e një rrëzimi të aeroplanit ukrainas në Iran që vrau 176 njerëz, përfshirë një sulm të mundshëm me raketa dhe terrorizëm.
Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit Kombëtar të Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, tha këtë pasi që hetuesit iranianë lëshuan një raport paraprak për rrëzimin e avionit që “Boeing 737-800” ishte ndezur pak para rrëzimit.
Ukraina po shqyrton disa shkaqe të mundshme të rrëzimit të aeroplan, përfshirë një sulm me raketa, një përplasje, një shpërthim motori ose terrorizëm, shkroi Danilov në Facebook.
Avioni u rrëzua vetëm disa orë pas një sulmi raketor iranian në dy baza në Irak që po përdoreshin nga forcat amerikane, duke ngritur spekulime se avioni mund të jetë goditur, transmeton Reuters.
Sipas vlerësimeve paraprake të inteligjencës perëndimore, avioni kishte probleme teknike dhe nuk u rrëzua nga raketa.
Danilov tha se hetuesit ukrainas në Iran donin të kontrollonin vendin e rrëzimit për të verifikuar pretendimet e pakonfirmuara që qarkullojnë në internet se mbetjet e një rakete tokë-ajër të prodhuar nga Rusia “Tor-M1” të përdorur nga ushtria iraniane ishin në vendin e rrëzimit.
Më herët, Organizata e Aviacionit Civil e Iranit njoftoi se rezultatet paraprake të hetimit treguan se ekuipazhi i avionit u përpoq të kthehej në aeroport.
Raporti gjithashtu thotë se të dy kutitë e zeza u gjetën, megjithëse disa pjesë u dëmtuan.
Avioni, i cili u rrëzua menjëherë pasi u ngrit nga aeroporti i Teheranit, kishte 167 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit dhe u nis për në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës.
Me këtë rast vdiqën 82 shtetas iranianë, 63 kanadezë, si dhe qytetarë të Ukrainës, Suedisë, Afganistanit, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSkandal në Kroaci - zëvendëskryeministri kroat shkrep nëntë herë armën nga vetura
Hamasi për marrëveshjen e armëpushimit me Izraelin: Nuk do të kishte paqe pa Donald Trumpin
Ekstradohet nga Bosnja në Serbi i dyshuari që ndihmoi Faton Hajrizin të ikte në shtetin serb
Zjarr masiv në objektin më të madh në botë të baterive të litiumit në Kaliforni
SpaceX "humbet" raketën "më të madhe dhe më të fuqishme në botë" - disa minuta pas ngritjes nga Teksasi
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit