LAJMI I FUNDIT:

Newcastle shkel rregullat e UEFA-s, rrezikon të ndëshkohet para ndeshjes ndaj Milanit

Newcastle shkel rregullat e UEFA-s, rrezikon të ndëshkohet para ndeshjes ndaj Milanit

Newcastle United shkeli rregullat e UEFA-s duke zbritur vonë në Milano për shkak të kushteve të këqija të motit në qytetin italian.

Rregullat e konkurrencës thonë se klubet duhet të mbajnë konferencën e tyre për shtyp para ndeshjes midis orës 12:00 dhe 20:00 me kohën lokale, por Newcastle nuk ishte në gjendje ta përballonte këtë pasi fluturimi i tyre për në Milano u vonua për shkak të stuhive në qytetin italian.

Konferenca për shtyp e trajnerit të Newcastle, Eddie Howe, filloi në orën 21:00 me kohën lokale.


“Është pjesë e kësaj pune. Nuk është diçka shumë jonormale. Ka qenë një problem me kalimin e kohës, por ne kemi qenë tashmë në situata të ngjashme”.

“Është diçka me të cilën jemi mësuar, megjithëse kemi ardhur pak më vonë se sa do të donim. Nuk është një problem i madh”, ka thënë Howe në konferencë për shtyp.

Prandaj, Newcastle mund të përballet me sanksione për shkeljen e rregulloreve të UEFA-s, megjithëse ata do të shpresojnë që fakti se ishte jashtë kontrollit të tyre do t’i jepte vetëm një vërejtje.

Ndryshe, Newcastle do të luajë ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve në njëzet vjet këtë të martë kur do të përballet me Milanin në San Siro nga ora 18:45. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit

“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit

La Liga
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Boks
Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit

Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit

La Liga
Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë

Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë

La Liga
Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve

Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve

Premier League
Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier

Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori