LAJMI I FUNDIT:

Nesër do të protestohet kundër ajrit të ndotur në Maqedoni

Nesër do të protestohet kundër ajrit të ndotur në Maqedoni

Organizatat dhe shoqatat joqeveritare do të protestojnë sërish nesër pasi nuk kanë marrë përgjigje për kërkesat e tyre për zbatimin e masave për uljen e ndotjes së ajrit. Marshi protestues për ajër të pastër fillon në ora 12:30 nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, vazhdon përmes Kuvendit, Qeverisë dhe do të përfundojë para ndërtesës së Qytetit të Shkupit.

“Po protestojmë sërish pasi institucionet kompetente nuk e panë të udhës t’i përgjigjen kërkesave të qytetarëve për ajër të pastër të shprehura në protestën e 10 dhjetorit.

Ne protestojmë sepse çdo vit më shumë se 3800 njerëz në Maqedoni humbin jetën si pasojë e drejtpërdrejtë e ekspozimit ndaj grimcave të dëmshme PM2.5. Kjo përbën 17.7% të vdekshmërisë totale në vend. Veçanërisht shqetësues është fakti se një në nëntë fëmijë të vdekur nën moshën një vjeç vdes për shkak të ndotjes së ajrit.


Kërkojmë nga institucionet kompetente që urgjentisht dhe sistematikisht të merren me ndotjen e ajrit përmes zbatimit të këtyre masave efikase që do të mbrojnë shëndetin e qytetarëve dhe do të ulin drastikisht ndotjen e ajrit”, thuhet në njoftimin e disa shoqatave, ndër të cilat janë “Shansa za Centar”, “ Green Human city”, “O2 iniciativa”, “Na toçak”, “Nezavisni za Karposh”…/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme
KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

Lajme
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Lajme
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme
​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Lajme
Kalo në kategori