Duke dashur të nxjerrim në pah vetëm disa prej muskujve që na bëjnë të dukemi “fit” në sytë e të tjerëve, harrojmë se duhet të merremi seriozisht edhe me disa “të harruar”, në mënyrë që koha që ia dedikojmë stërvitjes, të mos na shkojë dëm
Muskujt tanë ne i trajnojmë ashtu siç edhe lëvizim: në mënyrë shpesh të njëanshme e jo të harmonizuar. Pjesë të rëndësishme të trupit, thjesht i harrojmë, duke dashur të nxjerrim në pah vetëm ato që na bëjnë të dukemi “fit” në sytë e të tjerëve.
Kësisoj, ekspertët vlerësojnë se duhen paraqitur e bërë të ditura gjerësisht nëntë syresh, të cilat ia vlen të merremi seriozisht në mënyrë që të ruajmë balancën dhe që koha që ia dedikojmë stërvitjes, të mos na shkojë dëm.
“Bicepsi, pektorali, muskujt e barkut, muskulatura e vitheve, këto janë të gjithë objektiva për të cilat përpiqen shumë të rinj”, thotë Michael Hamel, terapist sportiv në një qendër të trajtimit të problemeve të shpinës e shtyllës kurrizore në Berlin. Sigurisht se të gjitha këto janë shumë më mirë se sa të rrish kot e gjithë ditën ulur në karrige e kolltuk.
Shumë stërviten vetëm për t’u dukur mirë
Dhe edhe trajnimi është shumëfish më i komplikuar se sa programi ynë i lëvizjeve. Shumë syresh përqendrohen vetëm tek muskujt që ata mund t’i shohin, apo që duan t’i nxjerrin në pah – duke i modeluar fuqishëm.
Mirëpo të tjerët, ata “të padukshmit” apo të panjohurit, mbesin pas, duke mos marrë porcionin e tyre të forcimit e duke lënë pas edhe pasoja.
Lojë e komplikuar
Veç tyre, shpeshherë, seancat e stërvitjes injorohen aq shumë, saqë muskujt kthehen në “zinxhirë funksionalë”. Kush pra trajnon vetëm një muskul shpatullash, i jep atij një porcion fuqie, porse loja e përbashkët me deficite e muskujve të kësaj zone, humbet lehtësisht balancën.
“Kush trajnon vetëm pjesën e poshtme të trekëndëshit, pa stërvitur të ashtuquajturin ‘serratus anterior’ apo muskujt me dhëmbëza të brinjëve anësore, nuk mund ta marrë dot në kontroll në terma afatgjatë pjesën e shpatullave. Për sa kohë që ata nuk mendojnë më për këtë, ajo do të dështojë të forcohet”, thotë specialisti i shkencave sportive, Oliver Hartelt.
Trajnimi jokompetent
Të tilla keqkuptime ka shpesh. “Për të forcuar e për të pasur në formë shputën e këmbës, shumëkush trajnon muskujt e pulpave, duke përdorur tërheqëset e muskujve në veglat e palestrave, apo dhe shkallaret”, thotë Hartelt.
Llogaria, sidoqoftë, nuk del e saktë, para së gjithash, sepse ky lloj trajnimi, është i pasaktë. Për të mbajtur lart pingul shputat e këmbëve, e për t’i shtriqur ato sa më fort, duhen ushtrime speciale për muskuj të veçantë, që i shtrijnë më fort muskujt para dhe prapa këmbës”, thotë Hartelt, i cili është edhe mësues i dinamikës spirale.
Nuk mjaftojnë vetëm muskujt e barkut
Edhe barku i sheshtë është i lidhur shpesh me mite e keqkuptime që vijnë nga sharlatanizmat joprofesionale. “Të gjithë flasin për muskujt e barkut apo muskujt e mirëmbajtur abdominalë”, thotë Hamel. Këtu, rectus abdominis, siç quhet në terma profesionalë, muskuli i barkut, i cili gëzon aq admirim ndër të rinjtë, ndahet jo në gjashtë, por në tetë pjesë apo fusha.
Shtoji këtu faktin se me ushtrimet e thjeshta për muskujt e barkut në pjesën e poshtme të muskulit rektal, nuk punohet thuajse fare. Dhe edhe në një pikë tjetër; trajnimi i muskujve të barkut, sikurse praktikohet sot gjithandej rëndom, është trajtuar shumë pak.
“Për të pasur kaq shumë rectus dhe muskujt e barkut, harrohet se janë edhe muskuj të tjerë, të cilët nuk dalin aq shumë në pah, por që janë vendimtarë për barkun dhe lëvizjet periodike të vitheve”.
Kështu, si përfundim, janë nëntë muskuj të cilëve duhet t’u jepni tashmë më shumë vëmendje gjatë stërvitjes suaj, nëse doni të arrini një harmonizim të tyre:
▪ muskujt rreth kyçeve të shputës së këmbëve
▪ ato rreth kupës së gjurit
▪ ato të legenit
▪ muskuli i barkut të sheshtë
▪ muskuli tërthor i barkut,
▪ muskujt e vitheve
▪ muskujt e shtyllës kurrizore
▪ muskujt e dhëmbëzuar të përparmë
▪ dyshemeja e legenit
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Kjo është motra sekrete e Melania Trump-it: Nuk ka dalë në publik për 20 vjet dhe ja me çfarë merret
Cilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Sekreti presidencial: Përse Donald Trump kurrë nuk bart unazë?
Meshkujt e shkurtër janë më gjaknxehtë se ata shtatlartë, e thotë shkenca
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!