Prezenca e tij ndihet në shtëpi edhe sot, kur kanë kaluar më shumë se 8 vjet nga vdekja e tij.
Nëna e Besim Krrabajt është kujdesur që t’i vë fotografitë e të birit në çdo cep të shtëpisë, sikur për t’ia kujtuar çdo moment vetes se për çfarë po frymon pas 8 korrikut të 2016-ës.
Që nga vdekja e tij, ajo nuk la derë pa trokitur, por deri më sot, askush nuk e mbajti premtimin që ia dha, për të vendosur drejtësi për të.
Misionin për të hedhur dritë mbi vdekjen e të birit, Merita Hyseni e nisi të dielën e 11 korrikut të 2016-ës, një ditë pasi mbylli të pamën për të.
Ende pa e hequr shaminë e bardhë që simbolizon zinë, Merita iu drejtua Prokurorisë Themelore në Prizren për të bërë kallëzim penal ndaj A. M e policëve të tjerë, të cilët i akuzon se ia rrahën të birin, e goditjet e të cilëve ia sollën vdekjen.
Mirëpo, Prokuroria nuk e mirëpriti 48-vjeçaren. Ajo pretendon se prokurori Sylë Hoxha, i kishte thënë që për këtë rast të shkojë në Inspektoratin Policor të Kosovës.
Për të kërkuar llogari për të birin, ajo kishte shkuar në stacion policor për t’u përballur sy-më-sy me A. M, policin të cilin
Besimi i kishte thënë se e ka parë derisa e ka shqelmuar.
Kjo nuk ishte hera e fundit që ajo ishte ballafaqur me të. Dy vjet më vonë, më 1 tetor të 2018-ës, Merita thotë se A. i kishte shkuar te dera e shtëpisë. Atë ditë, ajo pretendon se ai e kishte pranuar se ata ia kanë mbytur të birin.
M. , sipas Meritës, nuk është polici i vetëm që ushtroi dhunë ndaj djalit të saj, tashmë të ndjerë.
Ajo nuk e di emrin e policit që pretendon se e dëgjoi në Emergjencë, duke iu treguar kolegëve se si e kanë rrahur Besimin, por e mban mend si është dukur dhe i kujtohet se ai i kishte kërkuar të nënshkruante një dokument në spital, derisa po e niste djalin në Tiranë.
Zbulimin e identitetit të tij dhe të policëve të tjerë, pasi që Besimi i kishte thënë se kanë qenë disa policë, ajo ia kishte lënë në dorë Inspektoratit Policor të Kosovës.
Mirëpo, shpresat se ky rast do të zbardhet nga IPK-ja, Meritës i ishin zbehur kur, sipas saj, nga ky insistitucion nuk ia kishin dhënë as deklaratën e saj.
Megjithatë, nga Inspektorati Policor i thanë Kiksit të KlanKosova se një raport për këtë rast e kanë dorëzuar në Prokurorinë e Prizrenit dy vjet më vonë, në vitin 2018.
Për të kuptuar se çfarë po ndodhë me rastin e djalit të saj, Merita nuk ua lëshoi derën Policisë, Prokurorisë e Gjykatës, për 8 vjet me radhë, por asnjëherë nuk mori përgjigje a dokumente nga askush.
Madje, ajo e akuzon prokurorin Mehdi Sefa, se nuk e kishte bërë kallëzimin penal për rastin e Besimit dhe kur ajo ia kërkoi një gjë të tillë, thotë se ai e përzuri nga zyra.
E autopsinë mbi vdekjen e djalit të saj, Merita e mori në dorë, 8 vjet më vonë, vetëm pasi emisioni dërgoi pyetje në Spitalin e Traumës e në Prokurorinë e Prizrenit.
Nga kjo prokurori, në korrik të 2023-ës, i kishin thënë Kiksit se nënës së Besimit do ia dorëzojnë të gjitha shkresat e lëndës, por 8 vjet pas vdekjes së tij, krejt çka mori Merita ishte aktvendimi i prokurorit për të mbyllur rastin.
Nga ky institucion thanë për emisionin se përveç raportit të IPK-së, prokuroria shqyrtoi edhe autopsinë dhe mendimet e ekspertëve mjeko-ligjor, por në korrik të 2024-ës, prokurori vendosi të mbyll rastin me arsyetimin se nuk ka asnjë provë që e dëshmon kryerjen e veprës penale nga A. M.
Mbyllja e rastit e zhgënjeu 48-vjeçaren, e cila thotë se IPK-ja dhe Prokuroria ka pasur kohë dhe mundësi të mjaftueshme që të mbledhë dëshmitë dhe provat e mjaftueshme, të cilat pohon se i vërtetojnë pretendimet e saj për vrasjen e të birit nga zyrtarët policorë.
Tetë vjet më parë për televizionin në mënyrë anonime, ata konfirmuan se zyrtarët policorë atë ditë kishin ushtuar dhunë fizike ndaj Besimit.
Shokët e Besimit të cilët ishin atë ditë në vendin e ngjarjes, i kishin premtuar Meritës se do të dëshmojnë në gjykatë, atë që kishin parë me sytë e tyre.
Por, as tani kur kanë kaluar më shumë se 8 vjet, askush nuk mori mundin që t’i ftojë për dëshmi ata apo Meritën.
Të gjitha shpresat që rrethanat e vdekjes së djalit të saj do të dalin në dritë ndonjëherë, Merita i ka varur te Gjykata dhe kryeprokurori i shtetit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo
Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja
Çka thuhet në vendimin e Speciales për kërkesat e Thaçit ndaj vizitorëve për dëshmitarët e Hagës?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi