Nxënësit që mësojnë në shkollat e mesme në Kumanovë, ballafaqohen me numër të madh problemesh për shkak të kushteve në të cilat mbahet mësimi. Paralelet në gjuhën shqipe nga gjimnazi “Sami Frashëri” dhe nga Shkolla e Mesme Teknike “Nace Bugjoni”, pas ndarjes nga shkollat ame, sot punojnë në ambiente të improvizuara. Për kushtet në këto dy shkolla, shkruan gazetari qytetar Zenel Miftari, i cili deri para një viti edhe vetë ka qenë nxënës në “Nace Bugjoni”.
Nga viti 2004, në këtë gjimnaz, mësimi mbahet në ambiente të adaptuara në ambientet e KIB “Kumanovë”. Përskaj të gjitha premtimeve për dislokimin e gjimnazit në ambiente të cilat do t’u përshtaten nevojave të nxënësve, për më shumë se 10 vite nuk ndërmerret asgjë.
Nxënësit janë të pakënaqur nga kushtet, gjatë reshjeve më të vogla të shiut, nga kulmi rrjedh ujë dhe shpesh edhe kompjuterët u prishen nga rrjedhja e ujit. Nëpër tualete nuk është i rregulluar kanalizimi, vazhdimisht kundërmon erë e keqe dhe pengon gjatë mësimit.
Paralelet në gjuhën shqipe nga shkolla e mesme “Nace Bugjoni”, janë të ndarë vetëm në mënyrë të improvizuar me gjimnazin, dhe nga atje thonë se u mungojnë kushte për mbajtjen e mësimit praktik, që të mund të jenë të përgatitur për arsimimin e mëtejshëm të lartë. Ata theksojnë se dëshirojnë t’i kenë kushtet e njëjta si bashkënxënësit e tyre maqedonas.
“Nuk kemi sallë sportive, as terren më të gjerë sportiv. Nuk kemi as oborr shkollor, ku do të mund të dalim gjatë pushimit të madh, për arsye se objekti shkollor është i ndërtuar në skaj të bulevardit”, thonë nxënësit nga këtë shkolla të mesme.
Civil Media bisedoi me udhëheqësin e Sektorit për Arsim në Komunën e Kumanovës, Zhika Krstevski.
“Ky problem ekziston për më shumë se 10 vite, kur në vend të integrimit mes bashkësive të ndryshme etnike, u bë shpërbërja, dhe paralelet në gjuhën shqipe u ndanë nga shkollat ame, në ambiente të improvizuara. Problemi është real, këto dy shkolla nuk i plotësojnë standardet themelore për mbajtje të mësimit. Ne nuk ikim nga gjendja faktike, por sipas financave dhe kompetencave që i ka vetëqeverisja lokale, ne nuk mund të sigurojmë dislokimin e këtyre paraleleve. Ministria për Arsim dhe Shkencë është kompetente, dhe nga atje një kohë të gjatë premtojnë se paralelet në gjuhën shqipe nga këto shkolla, do të dislokohen në kazermë, mirëpo kjo akoma nuk ndodh”, thotë Krstevski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa