Partitë politike në pushtet vazhdojnë t’u bëjnë thirrje atyre në opozitë që t’i kthehen punës në Kuvendin e Kosovës dhe t’i lënë anash bojkotet dhe bllokadat.
Kryesia e Kuvendit ka caktuar tashmë seancën e radhës për të enjten, më 10 mars, por, partitë opozitare deklarojnë sërish se do të protestojnë dhe nuk do të lejojnë mbajtjen e seancave, ashtu siç pretendojnë partitë në pushtet.
Si pasojë e kësaj gjendjeje, nga koalicioni qeverisës tërhiqet vërejtja se po dëmtohet përmbushja e planit dhe agjendës së punës së Kuvendit.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, thotë se Kuvendi e ka për detyrë që t’i mbajë seancat, edhe nëse opozita mundohet t’i kundërshtojë ato.
“Opozita nuk i ka marrë votat as me i djegë e as me i dhunu institucionet e vendit, por e kanë marrë votën që në Kuvend me e thënë mendimin dhe qëndrimin e tyre, dhe ne jemi të gatshëm për te, por nuk mund të mbesim peng dhe nuk do të mbesim peng të atyre që në forma të ndryshme po i dhunojnë institucionet”, tha Beqiri.
Deputeti Beqiri thotë po ashtu se tri partitë politike opozitare janë të ftuara që t’i kthehen dialogu dhe të heqin dorë nga dhuna dhe djegiet.
“Të ulemi për të gjitha çështjet të bisedojmë. Ata kauzë të vërtetë nuk kanë…edhe këto dy që i kanë përmendur po dalin që kanë qenë pretekste, sepse qëllimi kryesor i tyre tash veç është i ditur, që në çfarëdo forme të tentojnë të vijnë në pushtet”, tha Beqiri.
Kuvendi i Kosovës për më shumë se shtatë muaj nuk po arrin që të zhvillojë normalisht seancat plenare, pasi opozita fillimisht ka kundërshtuar marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, të arritur më 25 gusht, për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe atë të shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.
Opozita ka kundërshtuar edhe zgjedhjen e presidentit të ri te Kosovës dhe thotë se nuk do ta njohë Hashim Thaçin për president.
Lidhur me vendimin e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, për vazhdimin e seancës me 10 mars, në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se sërish pushteti po provokon.
“Ne i bëjmë thirrje partive në pushtet që të mos e provokojnë situatën, duke ftuar seanca, sepse edhe ata e dinë që nuk do të ketë zhvillim normal të punëve në Kuvend, përderisa nuk plotësohen kërkesat e opozitës dhe të qytetarëve”, thuhet në një përgjigje me shkrim, që zyra për medie e Vetëvendosjes i ka dërguar Radios Evropa e Lirë.
Vetëvendosje thotë po ashtu se pas konstatimit të Gjykatës Kushtetuese se me marrëveshjen për Asociacioni e komunave me shumicë serbe, Qeveria e Kosovës i ka shkelur 23 nene kushtetuese, kjo Qeveri e ka humbur edhe legjitimitetin edhe legalitetin që të udhëheqë me vendin.
“Prandaj është shtuar kërkesa për largimin e kësaj Qeverie. Mbi 100 mijë qytetarë, në janar dhe shkurt të këtij viti, dolën në shesh për ta kërkuar edhe largimin e kësaj qeverie. Nuk kemi se për çfarë të merremi vesh me këta pushtetarë, përveç për caktimin e datës së zgjedhjeve.”
“Prandaj do të ketë protestë edhe brenda edhe jashtë Kuvendit, deri në anulimin e marrëveshjeve të dëmshme për Republikën e Kosovës dhe deri në largimin e kësaj Qeverie”, thuhet në përgjigjën me shkrim të Vetëvendosjes.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se Kuvendi ka shumë pika të rëndësishme në agjendë, që duhet t’i diskutojë dhe miratojë. Ai ka thënë se përfaqësuesit e opozitës në Kryesi nuk po pranojnë që të mbahet seancë e rregullt plenare, madje as për Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit, si një prej kritereve që Komisioni Evropian do ta merrte parasysh në kuadër procesit të liberalizimit të vizave.
Shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri thotë se Kosova ka mbetur shumë mbrapa, si pasojë e mos funksionimit të punës normale të Kuvendit. Ai thotë po ashtu se për keto vonesa ka një adresë, ku mund të gjendet fajtori.
“Adresa e vërtetë e të gjitha këtyre pengesave është opozita, janë veprimet e tyre absolutisht të dhunshme. Nuk ka faktor ndërkombëtar që nuk po i dënon këto veprime të tyre”, tha Beqiri.
Tri partitë opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë deponuar në Gjykatën Kushtetuese lëndën me të cilën pretendojnë të kontestojnë procedurat dhe kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e Presidentit të Kosovës.
Sipas opozitës, zgjedhja e Thaçit në postin e presidentit, nga ana e Kuvendit të Kosovës, është përcjellë më shumë parregullësi. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjithsej 827 sanksione për kundërvajtje komunikacioni gjatë ditës së djeshme

Limani: Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët