Në UT u debatua për ndryshimin e Ligjit për ndalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi
![Në UT u debatua për ndryshimin e Ligjit për ndalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/03/UT-debatoi-per-ndryshimin-e-ligjit-per-diskriminim-780x439.jpg)
Universiteti i Tetovës, përkatësisht Fakulteti Juridik, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, më 30 mars 2017, organizuan debat publik për propozimin dhe ndryshimin e Ligjit për ndalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, njofton Telegrafi Maqedoni.
Përfaqësuesja e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Gjultene Mustafova, tha se para një viti kanë filluar punët për hartimin e këtij propozim ligji.
,,Qëllimi ynë është që të gjithë së bashku të japim kontributin tonë në realizimin e plotë të këtij propozim ligji që ka të bëjë me ndalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi. Në këtë punë janë kyçur edhe sektori joqeveritar dhe OSBE-ja, me qëllim që ky ligj të plotësohet sa më mirë. Deri në përpilimin final të këtij ligji janë paraparë të organizohen disa debate publike, si ky i sotmi këtu në Universitetin e Tetovës, me qëllim që të marrim mendime, vërejtje, kritika, sugjerime nga ekspertë të fushave të ndryshme, me qëllim që të gjitha këto të përfshihen në këtë ligj”, tha Gjultene Mustafova.
Prodekani i Fakulteti Juridik, Jusuf Zejneli, vuri në dukje se Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi, duhet të definohet saktë sa i takon përbërjes dhe zgjedhjes së anëtarëve të tij.
“Rëndësi të posaçme ka përbërja e Komisionit, krahas kushteve të tjera për zgjedhjen e tyre. Në këtë rast do ishte më efektive që përbërja e Komisionit të përkojë me anëtarët nga sfera të ndryshme, me qëllim që të mund të jetë më efikas në ushtrimin e veprimtarisë së tij dhe kjo çështje të përcaktohet në mënyrë taksative në ligj, me qëllim që si e tillë të zbatohet”, nënvizoi Jusuf Zejneli.
Bekim Kadriu, anëtar i Komisionit për ndalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, theksoi se edhe në përpilimin e këtij propozim Ligji të ri, duhet të rishikohen të gjitha pikat, për arsye se diskriminimi në vendin tonë shfaqet në forma të ndryshme dhe vazhdon të jetë si një nga sfidat më serioze për vendin.
,,Po ta shihni propozim Ligjin e vitit 2010, ai ka pasur shumë lëshime, dhe unë jam këtu në cilësinë e profesorit dhe jo të anëtarit të këtij Komisioni, prandaj, kritikat, vërejtjet dhe sugjerimet e panelistëve në këtë debat janë të gjitha me vend, dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale besoj se do t’i merr parasysh të gjitha këto dhe do të arrijmë që ta plotësojmë sa më mirë këtë propozim Ligj”, tha Bekim Kadriu.
Profesori i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Tetovës, Ibish Kadriu theksoi se në legjislacionin e Maqedonisë, pikërisht në atë që ka të bëjë me luftën kundër diskriminimit, duhet bërë ndryshime të thella dhe të vendoset një koherencë në zgjidhjen e modeleve të luftës kundër diskriminimit.
“Pikëpamja ime është që kjo fushë duhet të rregullohet nga e para me një ligj të ri, apo sistem të ri të mbrojtjes kundër diskriminimit. Me ndryshimet dhe plotësimet e ligjit aktual që janë iniciuar nuk mendoj se do ta zgjidhin çështjen shumë të ndjeshme dhe shumë imperative për ta rregulluar në mënyrë të tërësishme këtë çështje”, theksoi Ibish Kadriu.
Profesoresha universitare Arta Bilalli tha se, sipas këtij ligji, i diskriminuari ka mundësi t’i qaset Komisionit përkatës e pastaj të parashihet edhe procedura civile gjyqësore.
,,Kjo mundësi është e mirë. Diskriminimi duhet vështruar edhe në këndin personal. Apeli im do të ishte që të gjithë ne, të nisemi nga vetja jonë dhe të mos diskriminojmë askënd. Propozimi im në raport me propozim ligjin ka të bëjë me nevojën e qartësimit të nocioneve: pretendim i besueshëm dhe barra e të provuarit në procedurën para Komisionit, apo Gjykatës civile”, deklaroi Arta Bilalli.
Profesori universitar Naser Ademi tha se, kusht për ndërtimin dhe funksionimin e një sistemi demokratik dhe të qëndrueshëm është njohja dhe respektimi i diversiteteve të grupeve kombëtare, racore, fetare dhe etnike.
,,Kjo nënkupton njohjen dhe respektimin e të gjitha dallimeve lidhur me gjuhën, zakonet, veçoritë historike, përkatësitë fetare dhe dallimet tjera, ndërsa mosrespektimi i këtyre veçorive të lartpërmendura shkakton jostabilitet, por edhe pasiguri juridike dhe cënim të vlerave universale.
Si pasojë e kësaj, në të shumtën e rasteve në pjesë të ndryshme të shoqërisë diskriminimi është i theksuar”, tha Naser Ademi.
Profesori Milaim Fetahi u shpreh se, Republika e Maqedonisë ka ratifikuar një numër të madh të marrëveshjeve ndërkombëtare, nëpërmjet të cilave merr obligim t’i mbrojë nga diskriminimi në baza të ndryshme personat nën juridiksionin e saj. ,,Sipas Kushtetutës së Maqedonisë, marrëveshjet e nënshkruara dhe të ratifikuara ndërkombëtare në pajtim me Kushtetutën, paraqesin një pjesë të rendit të brendshëm juridik. Në këtë mënyrë Maqedonia duhet në mënyrë të drejtpërdrejtë t’i zbatojë dispozitat e instrumenteve ndërkombëtare, të cilat e ndalojnë diskriminimin”, u shpreh Milaim Fetai.
Në këtë debat ishte paraparë që i pranishëm të jetë edhe ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi, dhe disa ish anëtarë të Komisionit për mbrojtjen dhe ndalimin nga diskriminimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/noka-780x439.jpg)
Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën
![Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/479233259_1180701167390949_3499260998111493088_n-780x439.jpg)
Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania "Red Mill" del me një sqarim
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474199609_532609146465787_8850229421943599318_n-780x439.jpg)
"Pastrimi" përgjigjet Komunës së Prishtinës: Keni vendosur që menaxhimi i mbeturinave t’i jepet një kompanie private dhe të eliminohet "Pastrimi"
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi