Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka bërë të ditur se nëpër klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale, gjithsej janë duke u trajtuar 564 pacientë, prej të cilëve 303 janë pacientë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa pjesa tjetër po presin rezultatet e testeve.
Sipas Krasniqit 38 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“Sot sipas raportit kemi 564 pacientë të hospitalizuar, prej tyre 303 janë të infektuar, ndërsa të tjerët janë duke pritur rezultatet për tu konfirmuar apo përjashtuar si të infektuar nga sëmundja COVID-19, nga ta 38 në gjendje më të rënduar, të në respirator, 14 janë të intubuar, ndërsa 24 tjerë janë të kyçur në metoda tjera respiratorë që i njohim si cipan”, tha Krasniqi gjatë konferencës për medie. /Telegrafi/
Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën katër persona, raste të reja janë konfirmuar 142 kurse janë shëruar 101 pacientë.
Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani në një konferencë për media njoftoi se në 24-orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 485 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 142 raste pozitive.
Ramadani theksoi se situata është duke u normalizuar sa i përket pandemisë COVID-19.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Klinë, Malishevë, Shtime dhe Zveçan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Taravari: Ali Ahmeti asnjëherë nuk ka kërkuar heqjen e 20% për gjuhën shqipe
Gjykata e Posaçme vendos sekuestrimin e dy vilave të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj
Reagimet e BE-së për deklaratat ndaj Kushtetueses, deklarohet Haxhiu: Vonesat e kësaj gjykate në trajtim të ligjeve, janë të pazakonta
Atentati me katër viktima në Shkodër, arrestohen katër policë
Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim
Ligji për gjuhët në RMV, Shoqata e Veteranëve të UÇK-së i reagon Kurtit: Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
“U zumë se po më shihte”, dëshmia tronditëse e 14-vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin në Tiranë
Sherri mes adoleshentëve me një të vdekur në Tiranë, Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it në Shqipëri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian