Imagjinoni se ju, ashtu sikurse unë, jeni një produkt tipik i demokracisë liberale perëndimore dhe jemi të ftuar të mbajmë një leksion te një grup studentësh kinezë në Pekin ose Shangai për përfitimet e saj. Duke shpërfillur faktin se, në realitet, qeveria kineze nuk do ta lejonte kurrë një leksion të tillë, pyeteni veten: Çfarë do të thoshit?
Së pari dhe më e rëndësishmja, do të ishte e këshillueshme të pranojmë se nuk flisni nga një pozicion superioriteti moral. Civilizimi perëndimor në gjysmën e parë të shekullit njëzet nuk ishte shumë i civilizuar. Të drejtat e njeriut shkeleshin. Lufta e klasave shkatërroi të gjithë sistemet politike. Pati konflikte të dhunshme të shkallës së lartë dhe shumë pastrim etnik. Duke marrë parasysh këtë histori, perëndimorët nuk janë në pozicionin e duhur për të mbajtur leksione mbi liritë shoqërore dhe vlerat njerëzore.
Gjithashtu ia vlen të theksohet se marshimi global drejt demokracisë, që dukej thuajse i paepur pas rënies së Murit të Berlinit, tani duket se po përmbyset. Sipas Larry Diamond të Universitetit të Stanfordit, disa vende që ishin demokraci në fillim të këtij shekulli, kanë ndryshuar në sisteme të ndryshme.
Sigurisht, vetëm zgjedhjet nuk bëjnë demokracinë. Merrni parasysh ato raste kur zgjedhjet fuqizojnë një shumicë etnike apo grup fetar, që pastaj shtyp minoritetet e tjera – një rezultat që është parë shpesh në Ballkan, për shembull.
Pastaj ka raste kur zgjedhja e një lideri konsiderohet sikur disi legjitimon shfaqjen e mëpasshme të diktaturës. Ky ka qenë rasti në Rusi, e cila, që nga fitorja elektorale e presidentit Vladimir Putin në vitin 2000, është bërë një demokraci Potemkin. Këtë vit, zgjedhjet e ardhshme, as të lira dhe as të ndershme, do t’i japin Putin një tjetër mandat në zyrë.
Në një demokraci të vërtetë, zgjedhjet e lira dhe të ndershme përbëhen më gjerësisht nga sundimi i ligjit, procesi i drejtë, një gjyqësor i pavarur, një shoqëri civile aktive dhe liri e shtypit, besimit, tubimit dhe shoqatave. Në fakt, është teorikisht e mundur – edhe pse e pagjasë – për sistemet politike që t’i kenë të gjitha këto elemente pa zgjedhje fare. (Shkencëtari politik, Samuel Finel, në studimin e tij gjithëpërfshirës të llojeve të ndryshme të qeverive, zbuloi vetëm një shoqëri që ishte liderale por jo demokratike: Hong Kongun kolonial).
Demokracitë varen në brendësinë institucionale, jo vetëm në pamjen e jashtme. Njerëzit që i bëjnë ato të punojnë pranojnë një grup normash që shpesh nuk kanë pse të jenë të kodifikuara. Problemi vjen kur njerëzit – ose më keq, liderët e tyre – refuzojnë t’i binden normave demokratike. Kjo është ajo që po ndodh sot në Shtetet e Bashkuara, ku presidenti Donald Trump sfidon disa nga rregullat, normat dhe parimet themelore të demokracisë amerikane.
Trump kërcënon (siç bëri presidenti Nikson) të përdorë fuqinë e tij për të kthyer sundimin e ligjit në shënjestër ndaj kundërshtarëve të tij – kryesisht Hillary Clintonit, të cilën ai e do “pas hekurave”. Ai sulmon lirinë e shtypit, duke inkurajuar mbështetësit të sulmojnë gazetarët, të themi duke postuar një video parodi (tashmë të fshirë) të vetes duke gjuajtur një burrë me një logo të CNN në kokë. Ai përpiqet të shkatërrojë sistemin e Amerikës së Kontrollit dhe Balancës. Dhe ai duket se i jep prioritet avancimit të interesave tregtarë të familjes së tij më shumë se interesave të popullit amerikan.
Ndërsa disa pjesë të sistemit politik demokratik amerikan – për shembull, kontrolli gjyqësor mbi autoritetin ekzekutiv – janë provuar elastik, të tjerë po thyen. Por Trump është një pasojë e kësaj thyerje, jo shkaku.
Problemi i vërtetë është se Partia Republikane, është bërë një instrument i uritur lobistësh dhe ekstremistësh, dhe si Demokratët dhe Republikanët duket se i kanë braktisur zotimet e tyre për të qeverisur me konsensus. Si rezultat, frenat kushtetuese që themeluesit e Amerikës kanë krijuar për të parandaluar zgjedhjen e një tregtari si Trump kanë dështuar. Si shkak i pakënaqësisë popullore nxitur nga rritja e pabarazisë dhe elitat që duken se kujdesen për veten, sistemi politik po del nga kontrolli.
Sfidat ekonomike, bashkë me frikën nga emigracioni, kanë krijuar presione të ngjashme në Europë, reflektuar në rritje të mbështetjes për partitë populiste të krahut të djathtë në zgjedhjet në Gjermani dhe Francë vjet, si dhe rritjen e “demokracisë joliberale” në Hungari dhe Poloni.
Kundërshtimi i sulmeve të tilla ndaj demokracisë do të kërkojë që liderët politikë të tregojnë kurajo dhe vizion – siç ka bërë deri më tani presidenti francez Emanuel Macron – në mbrojtje të vlerave që janë thelb i qeverisjes demokratike. Në Bashkimin Europian, kjo nënkupton se liderët nuk duhet të bëjnë një sy qorr ndaj sulmit të qeverive të zgjedhura ndaj institucioneve që kanë ruajtur demokracinë. Në fund të fundit, BE-ja nuk është thjesht një bashkim doganor, është një bashkim vlerash të përbashkëta. Nëse dështon të sillet siç duhet, do të zhbëhet.
Disa vite të këqija që kanë kaluar demokracitë, nuk do të thotë se ka arsye që të vlerësojmë diktaturën apo autoritarizmin. Historia tregon se, kur vjen puna te begatia dhe mirëqenia njerëzore, shoqëritë që mbrojnë lirinë politike dhe ekonomike janë në majë. Në vitet 1930, disa admironin sistemin e Adolf Hitler dhe suksesin e Benito Musolinit në qarkullimin e trenave gjithnjë. Por qartazi nuk ia vlente kostoja.
E njëjta gjë është e vërtetë për Kinën sot. Po, vendi është bërë një fuqi ekonomike në dekadat e fundit. Por nëse një sistem nuk mund t’i mbijetojë pakënaqësisë bazë – nga sfidat ligjore te paroditë televizive – si mund të jetë aq i fortë sa pretendojnë liderët e tij? Dhe nëse një sulm ndaj korrupsionit mbahet nga një qeveri e korruptuar, si mund të konsiderohet kjo legjitime?
Kjo bie në kontrast me Indinë, e cila mund të ketë disa humbje në garën ekonomike në vitet e fundit, por ka qendruar në këmbë që nga pavarësia, me gjithë diferencat e ndryshme etnike, fetare dhe gjuhësore – pa pasur nevojë të krijojë një sistem komunist. Kjo nuk do të thotë se nuk ka pakënaqësi apo mosmarrëveshje. Por pavarësisht sa grinden indianët, ata nuk po burgosin apo zhdukin disidentët, falë mekanizmave të sigurisë që ia lejon demokracia. Asnjë shoqëri nuk mund të eci pafund përpara pa mekanizma të tillë. Edhe Karl Marksi, mendoj, nuk do të më kundërshtonte për këtë. /Project Syndicate/reporter.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë nuk u pa nga spektakli i Big Brother VIP - Laerti ofendoi rëndë Gjestin?
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Egli thotë se Gjesti ia kujton shumë ish-të dashurin e saj, Olsi Bylykun
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri