LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni shënohet 98 vjetori i lindjes së Nënë Terezës

Në Maqedoni shënohet 98 vjetori i lindjes së Nënë Terezës

Në Maqedoni sot, me një sërë aktivitetesh përkujtimore tradicionale, do tё shënohet 98 vjetori i lindjes së Nënë Terezës.

Programi që organizohet nën patronazhin e institucioneve fillon me homazhet pranë memorialit të saj në Shkup. Pasdite do të zhvillohet akademi përkujtimore në Parlamentin e Maqedonisë, ku pritet edhe ndarja e çmimeve shtetërore “Nënë Tereza”. Në kuadër të këtij aktiviteti do të bëhet promovimi i librit “Nëna ime Nëna Terezë” të autores Kadrije Zejnullahu, ndërsa i pranishëm do të jetë edhe dr.Dom Lush Gjergji, kreu i Ipeshkvisë Shkup-Prizren.

Aktivitete përkujtimore për humanisten shqiptare Nënë Tereza do të zhvillohen edhe gjatë muajit shtator.

Shqiptarja shkupjane Agnesa Gonxha Bojaxhiu në moshën 18 vjeçare vendosi të bëhej misionare katolike duke braktisur qytetin e saj të lindjes, për t’ia përkushtuar jetën të sëmurёve dhe të varfërve në Indi.


Në vitin 1950 ajo e themeloi organizatën "Misionerët e Mëshirës", e cila i zgjeroi aktivitetet e saj nëpër tërë botën, ndërkaq në vitin 1979 iu nda Çmimi Nobël për paqe. Në tetor të vitit 2003 Papa Gjon Pali i Dytë e shpalli atё shenjëtore. (INA)