LAJMI I FUNDIT:

Në Manastir u përurua Shtëpia e Kongresit të Alfabetit

Në Manastir u përurua Shtëpia e Kongresit të Alfabetit

Në qytetin e Manastirit të enjten u përurua solemnisht Shtëpia përkujtimore e Kongresit të Alfabetit me rastin e shënimit të 100 vjetorit të Alfabetit të gjuhës shqipe.

Në këtë ceremoni zyrtare ishin të pranishëm personalitete të njohura akademike, letrare dhe shtetërore nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe trevat e tjera shqiptare.

Një nga organizatorët e këtij manifestimi, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Abdilaqim Ademi theksoi se kjo ishte një ditë e veçantë për shqiptarët.

“Dita e sotme është e veçantë sepse përurohet shtëpia e alfabetit të gjuhës shqipe këtu në Manastir në vendin, ku 100 vite më parë u mbajt Kongresi i Manastirit, ku u unifikua alfabeti i gjuhës shqipe, që do të thotë se ata që sollën këtë vendim në atë kohë ishin vizionarët më të mëdhenj të popullit shqiptar të cilët edhe përcaktuan fatin e popullit tonë që të orientohet drejtë Evropës”, deklaroi zëvendëskryeministri, Ademi.


Mesazhe urimi kanë shprehur edhe personalitetet akademike dhe letrare shqiptare pjesëmarrës në këtë ngjarje të shënimit të 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit.

Akademik Idriz Ajeti theksoi se kjo ditë është tepër e madhërishme me rastin e 100 vjetorit të përkujtimit të ditës së unifikimit të shqiptarëve në fushën e letrave.

“100 vjet pas Kongresit të Manastirit jemi këtu për ta festuar këtë datë të shënueshme për kulturën shqiptare. Këtu u dhanë fjalë të mëdha dhe vendime shumë të rëndësishme për kulturën shqiptare, për pavarësisë, për rrugët e hapura për pavarësinë shqiptare”, deklaroi akademiku Idriz Ajeti.

Një nga gazetarët manastiras Qenan Hasani tha se ndjehet i emocionuar që pas 100 viteve qytetit të Manastirit po rikujtohet në mënyrë madhështore përvjetori i alfabetit të gjuhës shqipe.

Pas manifestimit të organizuar në ndërtesën ku u mbajt Kongresi i Manastirit, në mbrëmje në Pallatin e Kulturës në Manastir u zhvillua një program artistik dhe kulturor.

Manifestimi nesër do të vazhdojë në Shkup, me fillimin e ditës së parë të Konferencës shkencore për 100 vjetorin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Shënimi i këtij evenimenti do të përmbyllet të shtunën me një akademi solemne në të cilën do të marrin pjesë edhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Sali Berisha dhe Hashim Thaçi si dhe kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski. /ina/

Në trend Kultura

Më shumë
Shkollimi i shqiptarëve në Beograd

Shkollimi i shqiptarëve në Beograd

Kulture
Historia e fisit Shala

Historia e fisit Shala

Kulture
Adriano Celentano kur ka dëgjuar zërin e Françesk Radit: Ky jam unë!

Adriano Celentano kur ka dëgjuar zërin e Françesk Radit: Ky jam unë!

ELEGJI

ELEGJI

Analiza
Ideja e sionistit Leo Elton, që në Shqipëri të formohej shteti hebraik!

Ideja e sionistit Leo Elton, që në Shqipëri të formohej shteti hebraik!

Kulture
SI TRËNDAFIL I KUQ

SI TRËNDAFIL I KUQ

Kalo në kategori