LAJMI I FUNDIT:

Në Malin Sharr shpëtohet një alpinist i lënduar çek

Në Malin Sharr shpëtohet një alpinist i lënduar çek
Në foto: Kodra e Diellit

Në aksionin koordinues mbrëmë është shpëtuar një alpinist çek i lënduar në Malin Sharr. Dje pasdite në orën 16:42 në numrin e vetëm 112 të QMK-së është marrë një raportim nga alpinisti çek – skiator se një shok i tij, gjithashtu alpinist çek është lënduar derisa gjatë ecjes dhe skiimit në Kodrën e Diellit se kanë nevojë për ndihmë

Siç njoftoi QMK-ja, pas marrjes së informacionit se një alpinist i lënduar duhej të nxirrej dhe të shpëtohej, në fund të ditës, para se errësohet dhe zvogëlohet dukshmëria për shkak të errësirës dhe mjegullës, udhëheqësi i QMK Tetovë ka kontaktuar menjëherë “Parkun Kombëtar Mali Sharr” nga ku kanë raportuar se kanë kontaktuar me Shërbimin e Shpëtimit Pyjor në Kodrën e Diellit, të cilët kanë konfirmuar se kanë marrë koordinatat për vendndodhjen e alpinistit të lënduar.

Pastaj ata janë nisur urgjentisht në një automjet të specializuar për lëvizje nëpër borë të thellë “ratrak”, për nxjerrjen e alpinistit të lënduar nga vendi i aksidentit dhe transportimin e tij në qendrën “Kodra e Diellit”. Drejt atij vendi të marrjes së të lënduarit, paralelisht me aksionin e tyre të shpëtimit për nxjerrjen e tyre nga pjesët më të larta me borë të Sharrit, nga Emergjenca mjekësore nga Tetova ka dërguar autoambulancë për ta transportuar të lënduarin në Spitalin klinik në Tetovë. Nga QMK-ja, përmes Sektorit për Operacione dhe Koordinim, përveç NP “Parkut Kombëtar Mali Sharr” dhe Shërbimin Emergjent Mjekësor, për ngjarjen është njoftuar edhe “Elem Turs” kompania shtetërore që menaxhon me Kodrën e Diellit, Stacioni Policor (SP) Kodra e Diellit dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) Tetovë, njoftuan nga QMK-ja.


Nga SP Kodra e Diellit thonë se, në fillim të natës, në QMK është raportuar se i lënduari është nxjerrë shëndoshë e mirë nga pjesa më e lartë me borë e Sharrit dhe në pikën e parë të mundshme për marrjen e rrugës së asfaltuar është transferuar në veturën e Shërbimit të Urgjencës Mjekësore, e cila ka filluar transportin, me mbikëqyrje dhe kujdes mjekësor sipas nevojës, deri në spitalin klinik në Tetovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Kalo në kategori