Në Londër ka nisur zbatimi i pagesës për ndotjen e ajrit. Drejtuesit e makinave të vjetra dhe atyre që krijojnë më shumë ndotje do t’u duhet të paguajnë për të hyrë në qendër të qytetit.
Përmes një lëvizjeje të tillë, krerët e sistemit të Transportit në kryeqytetin britanik shpresojnë të reduktohet numri i automjeteve që ndotin më shumë ajrin e Londrës, nisur nga fakti që kjo pagesë do të prekë rreth 40 mijë makina.
Drejtuesve të automjeteve të vjetra do t’iu duhet të paguajnë tani një taksë prej gati 15 eurosh për të hyrë në qendër.
“Është e rëndësishme të avancojmë në betejën tonë kundër ajrit toksik në Londër. Prej këtij ajri, me mijëra banorë të saj po vdesin më shpejt çdo vit”, tha Sadiq Khan, kryebashkiak i Londrës.
Ata që nuk e paguajnë shumën e kërkuar do të marrin një gjobë edhe më të rëndë, megjithatë shkelja e parë do të kalohet vetëm me një letër paralajmërimi.
Reagimet e njerëzve kanë qenë përgjithësisht pozitive, përcjell tch.
“Reduktimi i trafikut nënkupton ajër të pastër. Kam një djalë 11 vjeç me astma dhe e di mirë se ndotja e ajrit e përkeqëson gjendjen e tij”, tha një banore.
E ashtuquajtura zonë e emetimit të ulët pritet të zgjerohet deri në vitin 2021, edhe në pjesët veriore dhe atë jugore të qytetit, ajri i ndotur i të cilit – sipas kryebashkiakut Khan – përbën urgjencë, për shëndetin publik.
Nga sa tregojnë përllogaritjet, kjo skemë fillestare do të duhet ta reduktojë ndotjen e ajrit me 45 për qind brenda dy vitesh.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina vjen me “një përditësim mbi madhësinë e forcave të Koresë së Veriut në Rusi – dhe ndikimit të tyre”
Gjermania me strategji të re të industrisë së mbrojtjes
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët ‘do të shikojnë dy lindje dielli’ do të nisë në vitin 2026
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026
Çfarë objektivash mund të godasë Ukraina në Rusi pas heqjes së kufizimeve të ATACMS?
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap
"Hezbollahu ka lëshuar rreth 100 predha nga Libani" - ushtria izraelite jep detajet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian