LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë ka përmirësim të standardit jetësor të popullatës!?

Në Kosovë ka përmirësim të standardit jetësor të popullatës!?

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e anketës së buxhetit të ekonomive familjare për vitin 2015, ku thuhet se konsumi i përgjithshëm në Kosovë në vitin 2015 ishte 2,461 milionë euro, ndërsa për ekonomi familjare 7,503 euro, si dhe për kokë banori 1,432 euro.

“Konsumi i përgjithshëm në vitin 2015, krahasuar me vitin 2014 ka një rënie të lehtë, ndërsa konsumi për kokë banori ka një rritje 3.3 për qind. Pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare në vitin 2015 është shpenzuar në ushqim dhe banim: 43 për qind për ushqim dhe 30 për qind për banim. Ndërkohë pasojnë shpenzimet për transport, alkool dhe duhan, veshmbathje dhe mobilie me katër për qind”, thuhet në komunikatë për media.

Sipas ASK-së, në vitin 2015, krahasuar me dy vitet e mëparshme 2013-2014, ushqimi nga prodhimi vetanak në konsumin e përgjithshëm ka shënuar një rritje nga gjashtë për qind sa ishte në vitin 2014, në sgtatl për qind në 2015.


Gjithashtu, ka një rritje të ushqimit të vetëprodhuar nga ekonomitë familjare për një për qind. Konsumi i ushqimit në Kosovë në vitin 2015, sipas rezultateve të ABEF-it, dominohet nga mishi, qumështi, djathi, vezët, buka dhe drithërat, që kontribuojnë më shumë se gjysmën e konsumit të ushqimit (në vlerë).

“Më pas, radhiten perimet dhe pijet joalkoolike. Konsumi i bukës dhe drithërave në vitin 2015 ka pasur një rënie në 17 për qind nga 18 për qind sa ishte në vitin 2014”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Në bazë të rezultateve të ABEF-it 2015, vërehet se në Kosovë ka përmirësim të standardit jetësor të popullatës. Gjithashtu ka një zvogëlim të konsumit në ushqim, ndërsa ekziston një rritje të konsumit në komponentët e tjerë, si në rekreacion etj.

“Burimi më i rëndësishëm i të hyrave të ekonomive familjare sipas ABEF-it 2015, del të jenë rrogat nga sektori publik dhe ai privat, pastaj pensionet, të hyrat nga biznesi vetanak, si dhe paratë e dërguara nga jashtë, përkatësisht remitencat. Të hyrat nga remitencat kanë pasur një rritje nëse e krahasojmë me vitin 2014, ku në kuadër të burimeve kryesore të të hyrave të ekonomive familjare, remitencat kanë marrë pjesë me tetë për qind, ndërsa në vitin 2015 remitencat kanë marrë pjesë me nëntë për qind. Pra, kemi rritje të remitencave për një për qind në vitin 2015, krahasuar me vitin 2014”, thuhet tutje në komunikatë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Ekonomi
Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori