LAJMI I FUNDIT:

Në Hajvali të Prishtinës, vëllai rrah vëllanë

Në Hajvali të Prishtinës, vëllai rrah vëllanë
Foto: Ilustrim

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në fshatin Hajvali të Prishtinës, ku për arsye të cilat nuk janë bërë ende të ditura një person ka pësuar lëndime trupore.

Viktima ka informuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij, duke u goditur me mjet të fortë.
Ai ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor, thuhet në raportin e rregullt të Policisë së Kosovës, sipas së cilës rasti ka ndodhur dje.

Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.