Site icon Telegrafi

Në gjendje jo të mirë shëndetësore? Fjolla Morina publikon pamje duke marrë trajtim mjekësor

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo ka kohë që ka bërë një tërheqje nga muzika, duke qenë kështu më larg fansave e publikut.

Megjithatë, Fjolla Morina vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjete sociale.

Artistja shqiptare ndan imazhe e video të ndryshme, duke mos munguar detaje as nga përditshmëria.

Foto: Screenshot/Instagram

Në ditën e sotme (e diel) këngëtarja tregon se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lexo po ashtu Fjolla Morina për Fisnik Sylën: Më shkatërroi jetën, për shkak të tij përfundova në psikiatri

E njëjta ndau një fotografi e shtrirë, ku shihet duke marrë trajtim mjekësor, por pa dhënë më shumë detaje.

Foto: Screenshot/Instagram

Mbase në këtë mund të kenë ndikuar edhe temperaturat e larta që kanë mbizotëruar këto ditë.

Fjolla muajve të fundit ishte e fokusuar më shumë tek vetja pas problemeve që kishte me ish-partnerin e saj. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram
Exit mobile version