LAJMI I FUNDIT:

Në Dibër dhe Qendrën e Zhupës ndihmën sociale e shfrytëzojnë 644 familje

Në Dibër dhe Qendrën e Zhupës ndihmën sociale e shfrytëzojnë 644 familje

Të drejtë të ndihmës financiare nëpërmjet qendrave komunale për punë sociale në Dibër, ku me aktivitetet e tyre e mbulojnë edhe Qendrën e Zhupës, përfshihen 644 shfrytëzues, afërsisht me 1.800 anëtarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bëhet fjalë për persona të papunësuar, të cilët rregullisht janë paraqitur në Agjencinë për Punësim. Shumica prej tyre, rreth 85 për qind janë nga komuna e Dibrës. Duke krahasuar me vitet e kaluara numri i shfrytëzuesve të kësaj të drejte, përafërsisht numri është zvogëluar për 100 familje. Kjo vjen për shkak të faktit se një pjesë e tyre janë punësuar jashtë shtetit, thotë Kreshnik Paçuku, drejtor i Qendrës.

Çka ka të bëjë me të drejtat e tjera të mbrojtjes sociale, siç thotë Paçuku, 115 persona shfrytëzojnë të drejtën e përhershme të ndihmës sociale, 370 persona kanë siguruar të drejtën për kujdese ndaj personave tjerë, ndërsa 10 persona gëzojnë të drejtën e shfrytëzimit me kusht të personave me aftësi të kufizuara nga lufta. Ndërsa subvencione për harxhimin e energjisë elektrike marrin rreth 500 familje. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori