Ndryshimi i emrave të rrugëve, urave, shesheve, bulevardeve dhe shkollave në Tetovë, ende nuk ka marrë rrugën e zgjidhjes institucionale. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami disa herë ka thënë se është duke pritur Kadastrën që të bëjë një studim se ku do të regjistrohen të gjitha rrugët, sepse sipas Kasami, ende ka rrugë që nuk janë të regjistruara në Tetovë.
“Në Tetovë kemi një projekt më të gjerë që të gjithë rrugët e Tetovës të emërohen. Edhe njëherë po e përsëris, fatkeqësisht këtu ne presim që një studim që duhet ta bëjë Kadastra e Maqedonisë, të cilin akoma nuk e kemi. Edhe më tutje ka plot rrugë në Tetovë , të cilët nuk janë të regjistruara dhe për të bërë emërimin e tyre, që është obligim i Komunës, duhet të jenë të regjistruara dhe këtë regjistrim e bën Kadastra”, deklaroi Kasami.
Nga Kadastra e Maqedonisë së Veriut, deri më tani nuk janë prononcuar aspak në këtë drejtim, duke anashkaluar pyetjet e mediave dhe prononcimet e kryetarit të Komunës së Tetovës. Në këtë drejtim, kreu Kasami sërish është zotuar se nëse Kadastra nuk e bën regjistrimin e rrugëve, atëherë në buxhetin e vitit të ardhshëm do të parashihen mjete që komuna vet ta bëjë një akt të tillë, duke respektuar dispozitat ligjore.
“Nëse ata nuk e bëjnë këtë, do të na duhet së paku vitin e ardhshëm të parashohim mjete në buxhet, sepse është një projekt që do të kushtojë dhe me këtë të bëjmë regjistrimin e rrugëve, pastaj me një vendim, duke respektuar të gjitha procedurat – të bëjmë emërtimin e rrugëve. Kjo do të jetë publike, transparente dhe do të konsultohen të gjitha shtresat e shoqërisë, të gjithë individët që do të jenë të interesuar, që të kemi një emërtim adekuat me realitetin e sotëm”, deklaroi kryetari i Tetovës, Bilall Kasami.
Ndërkaq, ende nuk dihet nëse për ndryshimin e emrave do të duhet të përdoret parimi i Badenterit në Këshillin e Komunës së Tetovë, pasi kryetari i Këshillit, Besar Durmishi insiston se me regjistrimin e fundit, maqedonasit në Tetovë përbëjnë rreth 18 për qind të popullatës dhe parimi i Badenterit nuk vlen. Por edhe përskaj kësaj, dy partitë maqedonase, OBRM-PDUKM dhe LSDM janë kundër, kurse si arsye e theksojnë se Komuna e Tetovës ka çështje më të rëndësishme për t’i zgjidhur. Nga Shoqata Joqeveritare e Akademikëve Shqiptarë që kanë punuar projektin për riemërimin e rrugëve dhe institucioneve në Tetovë, kohë më parë kanë thënë se kanë dorëzuar nismë dhe se ende po presin që Komuna të ndërmarrë hapa konkret.
Në Tetovë, ende ka shumë emra të rrugëve dhe shkollave që aspak nuk përkojnë me realitetin etnik, ku edhe pse shumica e banorëve janë shqiptarë, megjithatë ata përballen me emra që janë vendosur në kohën e sistemit komunist. Së fundmi, në Maqedoninë e Veriut janë shkaktuar tensione të mëdha shkaku se një rrugë në Çair të Shkupit, ka marrë emrin e veprimtarit kosovar Adem Demaçi. Madje, edhe pse atje, janë respektuar procedurat e nevojshme institucionale, megjithatë, kampi politik maqedonas nuk gjen qetësi duke mos pranuar realitetin se një rrugë në Shkup do të mbajë emrin e Demaçit./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Durrësi e nis më herët sezonin turistik

Qeveria ndan mjete financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit, që lidhet me Hotelin Grand

Rrëfimet e grave që ishin pjesë e UÇK-së

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja