Në studimin e tyre janë përdorur të dhënat për paraqitjen e kancerit te 3.600 fëmijë dhe të dhënat për shkallën e ndotjes së ajrit në zonat ku kanë jetuar ata fëmijë, transmeton Telegrafi.
Ato rezultate janë krahasuar me të dhënat e 3.600 fëmijëve të shëndetshëm.
Është vërtetuar edhe sesi ndotja më e madhe e ajrit lidhet me rritjen shtesë të rrezikut nga sëmurja nga kanceri te fëmijët e asaj moshe.
Rritja e rrezikut nga sëmurja ka qenë 5 për qind për leukemi ndërsa deri në 15 për qind për kancer të testiteve dhe vezoreve.
Shkencëtarët shtojnë se duhet të bëhen analiza shtesë para se të konfirmohet lidhja shkaktuese -pasuese mes ndotjes së ajrit dhe rrezikut më të madh nga kanceri te fëmijët. /Telegrafi/