LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë plaka që u bë e njohur nga videoja me Bajram Rexhepin (Video)

Ndërron jetë plaka që u bë e njohur nga videoja me Bajram Rexhepin (Video)

Sherife Syla, nëna e dëshmorit Kadri Syla, ka vdekur të hënën në moshën 79 vjeçe.

Nëna Sherife, ishte bërë e njohur me videon e postuar në kanalin Youtube, duke sharë gjatë një komunikimi me ish-kryeministrin tashmë të ndjerë, Bajram Rexhepi.

Rexhepi, gjatë një përvjetori të masakrës së Raçakut i shoqëruar nga ish-ministri, Fehmi Mujota, përkulët dhe e merr në ngryk, nënën e dëshmorit dhe të një martiri, e cila po ashtu ka humbur edhe bashkëshortin duke e ngushëlluar.


“Bonu e fortë oj loke se e di çka ke përjetu, ishalla Zoti ua shpagun atyre që…”, i thotë Rexhepi nënës Sherife nga Shtimja.

“Po valla na keni ba e na keni këqyr, falemineres, ja na keni q… nanën”, ia kthen ajo.
Rexhepi, nuk përmbahet nga buzagazi.

Nëna Sherife në luftën e fundit ka humbur dy djem dhe bashkëshortin, shkruan Insajderi. Ajo është varrosur të hënën në Shtime.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori