LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Ndërpritet tenderi për blerjen e testeve dhe reagentëve për analiza

Filipçe: Ndërpritet tenderi për blerjen e testeve dhe reagentëve për analiza

“Për shkak të ekzistimit të disa parregullsive në dokumentacionet që tregoi vlerësimi i parë, vendosëm të ndërpresim procedurën tenderiale për blerjen e testeve dhe reagenteve për analiza biokimike, imunologjike dhe hematologjike”.

Këtë sot e theksoi në konferencë për shtyp ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se në tender është paraqitur vetëm një firmë dhe se në këtë periudhë intenzivisht është punuar për vlerësimin e ofertave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë periudhës së ardhshme do të vazhdojmë me zbatimin e planit për centralizim, dhe me këtë edhe me sigurimin e mbrojtjes më të madhe në pjesën e blerjeve”, tha Filipçe.


Ai ju bëri thirrje kompanive që punojnë në këtë sferë t’i ulin çmimet e reagentëve, pasi siç tha, ka pasur bisedime se vlera e tregut është më e vogël se ajo që shfrytëzohet për momentin./Telegrafi/

Venko Filipçe nuk dëshiron të flas rreth firmës “AHB LAB Import Eksport” që fitoi tender në vlerë prej 35 milionë euro (Video)
Lexo po ashtu Venko Filipçe nuk dëshiron të flas rreth firmës “AHB LAB Import Eksport” që fitoi tender në vlerë prej 35 milionë euro (Video)