Site icon Telegrafi

Naser Ismaili: Fotografinë e kam profesion e pasion

Fotografia është pasqyrim i asaj që shihet në të vërtetë dhe kujtim për të ardhmen. Telegrafi Maqedoni ka realizuar një intervistë me Naser Ismaili, fotograf me nofkën As Nas Photography.

Naser Ismaili tregon se pandemia e ka prekur edhe profesionin e fotografëve si çdo sferë tjetër të zinxhirit të ekonomisë. Por, ai ka thënë se mungesa e dasmave ka ndikuar që çiftet e reja e kanë shfrytëzuar fotosesionin si kujtim për mungesën e dasmave.

Për Ismailin, sfida më e madhe është se paisjet janë të shtrenjta. Sipas tij, kjo ndikon që edhe shumë fotografë nuk kanë mundur t’i përballojnë çmimet. Sfida tjera për të si fotograf janë edhe kushtet atmosferike kur duhet të bëjë fotosesione në hapësira të hapura, mirëkuptimi i munguar i çifteve për procesin dhe çmimet.

Pas fotosesioneve vijon pjesa e editimit dhe sipas tij kjo është pjesë më e rëndë në ciklin e fotografimit.

Ismaili ka thënë se gjithçka në karrierën e tij, mbi 10 vjeçare, e ka nisur vet dhe pa ndonjë trajnim paraprak por edhe pa shikim të tutorialeve. “Një fotografi nuk të bën fotograf” thotë Ismaili.

Përvoja dhe karriera deri tani, sipas Ismailit, janë mësuesit më të mirë të tij.

Për të planet për të ardhmen janë të zyrtarizojë punën e tij duke hapur fotostudio dhe njerëzit të kenë ku të drejtohen për nevojat e tyre lidhur me fotografinë. /Telegrafi/

Exit mobile version