LAJMI I FUNDIT:

NASA dërgon anije për të matur gravitetin e Hënës

NASA dërgon anije për të matur gravitetin e Hënës

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, ka nisur në Hënë dy anije “binjake” të cilat do të mbledhin informacione rreth gjithë përbërjes së saj.

Nisja e anijeve “Grail” ka ndodhur në Florida, ndërsa ato janë dërguar për të mësuar nivelin e gravitetit në gjithë satelitin e tokës. Gjithashtu do të grumbullohen informacione për strukturën e saj, që do të ndihjojë në shpjegimin e shumë mistereve, një ndër të cilët është fakti që cepi i largët Hënës duke ndryshe nga pjesa e dukshme e saj.

Satelitët “Grail” nuk pritet të kthehen në Tokë, deri të paktën në fund të këtij viti. /Telegrafi/