Napoli është duke u përgatitur ta shes Kalidou Koulibalyn për një shumë prej 100 milionë euro.

Drejtori sportiv i klubit, Cristiano Giuntoli nuk ka ndërmend ta lejojë mbrojtësin të largohet, por shuma e madhe e ofruar mund ta ndryshojë situatën.


Mendja do të ndërrohet nëse del një klub që do të ishte i gatshëm të paguante 100 milion euro.

GettyImages 927814872 Kalidou Koulibaly. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Senegalezi erdhi nga  KRC Genk për 7.75 milionë euro në korrik të vitit 2014, por që atëherë është bërë një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A.

I njohur me nofkën ‘K2’, mbrojtësi kërkohet nga klube si Arsenal, Chelsea, Manchester City dhe Manchester United.

GettyImages 919667296 Kalidou Koulibaly. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Koulibaly ka shënuar pesë gola në Serie A këtë sezon, duke përfshirë edhe golin që e mposhti Juventusin në Torino.

Napoli pritet të bëjë ndryshime në klub këtë edicion. /Telegrafi/

telegrafi sport app