LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Serbia po nxiton për marrëveshje, është e qartë se Kosovës as vizat nuk po i liberalizohen (Video)

Nagavci: Serbia po nxiton për marrëveshje, është e qartë se Kosovës as vizat nuk po i liberalizohen (Video)

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë se nuk mund të vazhdohet tutje me bisedime, pa parë se çfarë është arritur deri më tani.

Ajo në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se subjekti i saj politik është për një konsensus të gjerë që do të përfshij edhe akademikët e intelektualët tjerë.

Sipas Nagavcit, Serbia është duke bërë hapa para drejt BE-së, ndërsa Kosova po shihet se nuk do të marrë as liberalizimin e vizave.


“Ne jemi dëshmitar se po që nuk po shkojmë para, pasi edhe vendet që na kanë përkrahur janë shumë pesimist, dhe është e qartë se nuk do të kemi liberalizim të vizave”.

Deputetja e Vetëvendosjes thotë se koha nuk po pret për Serbinë, dhe arritja e shpejt e marrëveshjes është në interes të saj.

“Serbisë po i ngutet në arritjen e një marrëveshje, derisa Kosova nuk ka asnjë nxitim të ndihmojë Serbinë të bëj hapa para në integrimet evropiane”, tha Nagavci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori