Genoa thuhet se është e interesuar që të transferojë dyshen e Arsenalit, Shkodran Mustafin dhe Sokratis.
Që të dy mbrojtësit nuk janë më pjesë e planeve të Mikel Artetas, andaj në këtë afat kalimtar të janarit pritet të largohen.
Sipas asaj që raporton Gianluca di Marizio, Genoa është duke e përgatitur një kontratë dy vite e gjysmë për mbrojtësin grek.
Sokratis ka luajtur në Serie A në mes të viteve 2008-2010, para se t’i bashkohej Milanit.
Në anën tjetër, Mustafi po kërkohet edhe nga Lazio, e që nuk përjashtohet rikthimi i tij në Serie A, aty ku kishte luajtur në të kaluarën për Sampdorian.
Aktualisht kartoni i mbrojtësit shqiptar vlen rreth 12 milionë euro, mirëpo Arsenali do të kërkojë së paku 20 milionë. /Telegrafi/