Kryeministri Isa Mustafa, mori pjesë në shënimin e Ditës Botërore të Ujit organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Para të pranishmëve, kryeministri Mustafa theksoi angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të punuar në këtë sferë si një prej sferave më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik, social, shëndetësor dhe të mirëqenies së qytetarëve.
“Uji është parakushti themelor për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, është faktori kyç i mirëqenies dhe i uljes së varfërisë, i përmirësimit të gjendjes socio-ekonomike, gjendjes shëndetësore të popullatës. Prandaj, për ne është me prioritet që të investojmë në fushën e ujit, të kujdesemi për shfrytëzimin racional të ujit, për mbrojtjen e lumenjve dhe burimeve të ujit, për menaxhimin sa më të mirë të sistemit të ujërave, si të ujit të pijes, të ujit industrial dhe të ujit për ujitje”, tha kryeministri.
Më tej, kryeministri Mustafa falënderoi partnerët gjermanë, zviceranë, suedezë, holandezë, francezë dhe Bashkimin Evropian, që kanë punuar me Qeverinë e Kosovës, në projekte të ndryshme, duke nisur nga qeverisja korporative në menaxhimin e ujit, deri tek trajtimi i ujërave të zeza.
“Qeveria Gjermane, Qeveria Zvicerane, pastaj investimet që ka bërë Kosova përmes Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kanë mundësuar që ne të trajtojmë deri më tani ujërat e zeza në Prizren, Pejë dhe Gjakovë. Kemi siguruar 66 milionë euro me marrëveshjen që e kemi bërë me Francën, për të trajtuar ujërat e zeza në Prishtinë dhe në regjionin e Prishtinës. Janë përfunduar studimet e fizibilitetit edhe për qendrat tjera, Gjilanin, Ferizajn, Mitrovicën dhe duhet të punojmë sa më shpejt që edhe në këto qendra të zgjidhim këtë problem”, tha kryeministri.
Mustafa, po ashtu, përmendi vullnetin e institucioneve dhe donatorëve për të mbajtur këtë sektor si prioritet, por edhe vetëdijen shoqërore, që po bënë shfrytëzimi racional i ujit.
“Ekziston një vullnet i përgjithshëm, ekziston një vetëdije e madhe në këtë fushë, ekziston edhe një punë mjaft efikase dhe e përkushtuar e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në menaxhimin e burimeve të ujit, dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në menaxhimin e shërbimeve që ofron uji, por po ashtu ekziston edhe vetëdije shoqërore e cila secilën ditë po ngrihet sa i përket trajtimit të ujit, sa i përket menaxhimit të ujit, sa i përket shfrytëzimit të tij racional dhe sa i përket sigurimit të tij për të ardhmen e Kosovës”, tha kryeministri Mustafa.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, përmendi fabrikat e ujit të pijes në Shkabaj dhe Badovc, si projekte milionëshe me rëndësi jetike dhe foli për projekte tjera që kjo Ministri po mbështet në komuna për rregullimin e ujësjellësve dhe kanalizimeve.
“Kemi shënuar rezultate konkrete edhe në mbrojtjen dhe rehabilitimin e shtretërve të lumenjve, dhjetëra projekte janë kryer gjatë vitit të kaluar ndërsa në proces janë edhe dhjetëra projekte tjera për rregullimin e shtratit të lumenjve përgjatë territorit të vendit. Po kështu, kur flasim për projekte në infrastrukturën e ujërave, duhet të përmendim angazhimet, aktivitetet dhe projektet që kanë filluar me planifikimin e akumulacioneve të reja të ujit të pijes dhe për ujitje”, tha ministri Shala.
Përveç hartimit dhe afrimit të kornizës ligjore me direktivat evropiane, ministri Shala bëri të ditur se sivjet do të hartohet edhe Strategjia Shtetërore e Ujërave, si dhe do të themelohet Autoriteti Rregullator i Pellgjeve Lumore, që do të funksionoj në kuadër të Ministrisë dhe i cili do të përmirësojë menaxhimin e pellgjeve lumore.
Drejtori i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim, Patrick Etienne, shprehu përkushtimin e Qeverisë së tij për të investuar edhe më shumë në këtë sektor.
“Kemi investuar rreth 70 milionë euro deri më tani. Në katër vitet e ardhshme do të investojmë edhe 30 milionë euro të përqendruara në menaxhimin e burimeve të ujit dhe ndërhyrjet në ripërtëritjet e dëmeve nga ndryshimet klimatike. Pra, sektori i ujit do të mbetet sektor kyç në programin tonë të zhvillimit”, tha Etienne. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Avedo Kosova - Një mundësi e re për Gjilanin!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova