LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Përkrahja e SHBA-ve e pazëvendësueshme për Kosovën

Mustafa: Përkrahja e SHBA-ve e pazëvendësueshme për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim drejtorin e Zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, Matthew Palmer.

“Gjatë takimit, është biseduar gjerësisht për proceset në Kosovë si dhe bashkëpunimin e mëtejme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri Mustafa e njoftoi Palmer për progresin e shumanshëm në Kosovë, për zhvillim ekonomik, avancimin e proceseve euroatlantike si dhe fuqizimin e shtetësisë e të subjektivitetit ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin për media.


Duke e falënderuar për përkrahjen e pazëvendësueshme të SHBA-ve, Mustafa theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për thellimin e partneritetit strategjik me SHBA-në.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për proceset tjera duke veçuar rëndësinë e adresimit të çështjes së ratifikimit të marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, si dhe çështjet tjera të rëndësishme për qytetarët dhe shtetin e Kosovës, siç janë transformimi i FSK-së, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, vazhdimi i dialogut evropian për normalizimin e raporteve ndërshtetërore me Serbinë dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura.

Drejtori i Zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, Matthew Palmer, vlerësoi të arriturat në Kosovë, si dhe përkushtimin e Kosovës për avancimin e agjendës integruese dhe zhvillimore.

Palmer, po ashtu, shprehu përkrahjen e mëtutjeshme të SHBA-ve për Kosovën dhe për rajonin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori