Mustafa ngushëllon për vdekjen e profesor Berishës

Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Milaim Berisha, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgoi telegram ngushëllimi ku ngriti lartë kontributin e të ndjerit.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të LDK-së dhe mësimdhënësit shumëvjeçar, Milaim Berisha. Prof. Berisha do të mbetet model i mësimdhënësit punëtor dhe i përkushtuar për të arsimuar gjenerata të tëra.
Në emrin tim personal dhe të LDK-së i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Berisha, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij!”, shkroi Mustafa.
Berisha në zgjedhjet e fundit ishte kandidat i LDK-së për deputet.
Nga
Telegrafi
13/11/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































