LAJMI I FUNDIT:

Mustafa, Krasniqit: Demarkacioni u bazua në ligjet që ju keni nënshkruar

Mustafa,  Krasniqit: Demarkacioni u bazua në ligjet që ju keni nënshkruar

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke iu kundërpërgjigjur Jakup Krasniqit, lidhur me shënimet e përdorura për demarkacionin me Malin e ZI, ka thënë se nëse kanë gabuar gjatë kohës sa ka qenë kryetar i Kuvendit me miratimin e ligjeve, Krasniqi duhet ta pranojë gabimin.

Krasniqi: Kështu si ka nisur Kryeministri, do të kemi humbje të reja territoresh e sovraniteti
Lexo po ashtu Krasniqi: Kështu si ka nisur Kryeministri, do të kemi humbje të reja territoresh e sovraniteti

Derisa Krasniqi ka shkruar se mbi 90% të parametrave të përdorur për shënimin e demarkacionit janë të pavlefshme, Mustafa i ka thënë se komisioni shtetëror është bazuar në ligjet që i kanë miratuar në kohën e Krasniqit si kryetar i Kuvendit.

Ja postimi i plotë i Mustafës në facebook:


Në qoftë se Z Jakup Krasniqi, si Kryetar i Kuvendit të Kosovës, e ka nënshkruar pa vetëdije Ligjin Nr. 04/L-086 për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, më dt 13.12.2012, Ligjin Nr.93/L-041 për Kufijtë Administrativ të Komunave, dt 20 shkurt 2008 dhe Vendimin për miratimin e Planit Hapësinor të Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2020, Nr 04-V-82, dt 16 qershor 2011 sepse të gjitha këto akte ligjore janë në kufijtë që i ka përcaktuar Komisioni shtetror në vitin 2015, të tregoj; Ose atëherë e ke pasur keq ose tani. Nëse ju keni vendosur atëherë gabimisht, tregoni, nuk është turp të pranohet gabimi. IM /Telegrafi/