Dëshmitari i mbrojtjes së Salih Mustafës në Hagë, Musli Halimi ka përfunduar dëshminë e tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës ku ka thënë se gjatë qëndrimit në Zllash nuk ka pasur kontakt me ndonjë anëtarë të njësisë BIA.
Halimi ka deklaruar se në fshatin Zllash kishte qëndruar nga janari deri në prill të vitit 1999 dhe se aty ishte në krye të qendrës stërvitore. Ai ka thënë se është marrë vetëm me trajnimin e kadetëve duke shtuar që nuk ka pasur kontakt me ushtarë të tjerë.
Në ditën e dytë të dëshmisë së tij para trupit gjykues në Hagë, dëshmitari i 11-të i mbrojtjes ka thënë se hyrja në qendrën stërvitore ka qenë e kufizuar.
“Jo vetëm BIA por me asnjë person apo ushtar përpos kadetëve nuk kam pasur kontakte në qendrën stërvitore. As me BIA-në por as me ndonjë ushtar tjetër përpos kadetëve nuk kam pasur kontakte në qendrën stërvitore, vetëm kadetët, instruktorët, qasje në qendrën stërvitore nuk ka pasur dikush tjetër, kjo ka qenë edhe e ndaluar nuk ka mundur kushdo të vijë aty të manipulojë apo bashkëpunojë me kadetë, kjo ka qenë e ndaluar, trajnimi është kryer me kadetë, instruktorët janë marrë me kadetë dhe kjo ka qenë e tëra. Edhe me pas dashur nuk u kish lejuar, nuk ka pasur të drejtë dikush të vijë në qendrën stërvitore”, ka thënë dëshmitari.
Halimi, i cili ka qëndruar rreth tre muaj në fshatin Zllash në vitin 1999, ka thënë se detyra e tij ka qenë t’i trajnojë kadetët dhe se lista e tyre u dërgohej nga Brigada 153.
“Kadetët që kanë ardhur në qendrën stërvitore, unë nuk jam marrë me biografinë e tyre apo ardhjen e tyre, kjo është parapërgatitë dhe lista ka ardhur e saktë, kështu që nuk ka qenë detyrë e imja të merrem me të dhënat apo biografinë e çdo njërit kush është çka është, por detyrë e imja ka qenë me i trajnu dhe me iu përmbajt listës që ka ardhur nga Brigada 153”, ka thënë Halimi.
Derisa është përgjigjur në pyetjet e prokurorisë, Halimi ka thënë se për arrestimin e Salih Mustafës nga Specialja është informuar përmes mediave.
Mustafa është arrestuar më 24 shtator të vitit 2020 me pretendimin për krime lufte.
Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.
Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë ndërsa në paraqitjen e tij para trupit gjykues ai është deklaruar i pafajshëm./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vidhen pajisje pune në një zyrë brenda varrezave në Prizren

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

“Interpelanca për anëtarët e Këshillit Gjyqësor”, Çaçarova Ilievska: Një kërkesë e tillë është precedent në historinë e vendit

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Kurti: Jemi në proces të marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve edhe me Kanadanë dhe Turqinë

Vdes një foshnje në Skenderaj derisa ishte në gjumë – policia nis hetimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe