Mediat italiane dhe ato turke, po e bëjnë pothuajse të kryer transferimin e Vedat Muriqit te Lazio.

Mësohet se Lazio do të paguajë 16 milionë euro, plus dy milionë euro të tjra në formë të bonuseve.


Sipas Calciomercato, Lazio tani është në fazën e fundit të transferimit të Muriqit pas kësaj oferte.

Muriqi

Lazio deri më tani kishte ofruar 16 milionë euro, por së fundmi ka rritur edhe bonuset.

Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare deri më tani ishte i zënë me transferimin e David Silvas.

Tare do të zhvillojë takimin e fundit me Fenerbahcen gjatë këtyre ditëve për t’i dhënë fund edhe transferimit të shqiptarit.

vedat muriqi fenerbahçe kasımpaşa

Muriqi pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Lazion, ndërsa paga tij fillestare do të jetë 2 milionë euro në vit.  /Telegrafi/

telegrafi sport app